Gjakimi për një status të munguar
Teksa kaloja në unazë, shoh në pasqyrë një makinë që fapfupëronte dritat e gjata - kërkonte ngutshëm t’i hapja udhë meqë rruga ishte e zënë se kish të tjera makina përpara, e, për më tepër po i qasesha semaforit, nuk mund të hapja krahun…Kështu që vazhdova të ndjek korsinë time...Por grahësi që vinte pas meje, edhe pse e shihte që e kisha të pamundur, nisi t’i bjerë borisë me padurim e ngulm…Nuk ishte eskorta e ndonjë udhëheqësi, pasi nuk vura re motoçikleta policie…Pasi u hap semafori, më në fund i lashë rrugë të lirë të paduruarit, por ky, në vend që të vazhdonte në punë të vet, eci paralel, pastaj ndaloi, hapi xhamin e pasagjerit e, me një zë e vështrim përbuzës, më hodhi këto fjalë shpotitëse: ‘Po ti, more xhaxha, me atë makinë të qelbur 500 dollarëshe nuk hap rrugë?’
Trimi nuk priti t’i përgjigjesha. Ndoshta edhe u çudit paksa pasi, në vend që të nxehesha e t’i ktheja të njëjtën monedhë, buzëqesha nga ky reagim i lezetshëm i kokërruarit e, teksa më parakaloi me vrik, pikasa se kishte pasagjere një vajzë që mbante këmbët ngritur mbi kroskot e cila, edhe ajo më pat hedhur një vështrim asgjësonjës; po shëtiste për qejf të vet me një veturë luksoze që kishte targa amerikane me një markë të panjohur për Tiranën, bri një të forti kapadai, ndërsa unë fukarai u kisha zënë rrugën; për këtë arsye madhore atyre u ishte shtuar në kulm adrenalina e nevrikllëkut që buron prej atij fodullëkut ballkaniko-shqiptar kur dikush, një i padenjë, guxon e të ndërpret yrryshin, fjalën, rrugën e aq më keq kapardisjen publike…
E kuptova sakaq se për atë çift unë isha një njeri i dorës së dytë, një i pavlerë, një dosido, një qenie që gjalloja kotmëkot në këtë dynja, andaj nuk duhej as të guxoja të dilja nëpër rrugë…Ky përçmim e kjo përbuzje sigurisht që nuk vinte për shkaqe intelektuale, as të moshës, as prej klasifikimit apriori të shtresës sime sociale, por meqë unë “kisha një makinë 500 dollarëshe”! Kjo ishte e rëndë dhe e pafalshme! Si guxonte pra një njeri me një makinë kësisoj të pengonte një makinë që vlente mbi 40 mijë dollarë, e ardhur nga Amerika e që për më tepër, askush në Tiranë nuk e gëzonte një të tillë?! Një situatë e tillë sherri kur mund të shamatohesh edhe për hiçmosgjë nuk më ndodhte për herë të parë. Ndaj as u mërzita, as u habita, as u nevrikosa. Sepse, nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë tash do të të ngjasë doemos të ndeshesh me të tillë kokorroçë, me zotërues xhupzinj makinash tepër të shtrenjta që të vështrojnë nga lart, me përbuzje e inat kur i parakalon, kur nuk u hap rrugë, kur u ndërpret, qoftë edhe padashje, rrugën apo, më keq akoma, kur u zë parkimin…Qoftëlarg, po t’u gërvishtësh padashje veturën, ata mund të të rrahin, madje edhe mund të të vrasin, sikundër ka ndodhur më se një herë për një fener të thyer a për një parkim të zënë…
Ky lloj shqiptari që nuk duron dot t’i dalë kush përpara nuk ka pas qenë i njohur në shoqërinë tonë për shkak të barazitizmit që kishte imponuar diktatura (të gjithë kishim të njëjtët divanë e tallona e askush nuk kishte makina private), por sot ky tip po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë e më agresiv nëpër mjediset tona, për shkak të pabarazisë së thiktë, pasurimit pa rregulla që ka kultivuar tranzicioni me informalitetin e vet, si dhe konsumizmit të reklamave, xhelit, spektakleve, diskove dhe varakut të modës…Kjo mënyrë jetese ku më i forti i lagjes e shpreh sipërinë e vet me harbutllëk, ngaqë kujton se e drejta i takon vetëm atij që beson se inferioriteti i tij tashmë është kapërcyer përfundimisht për shkak të zotërimit, qoftë edhe të një makine luksoze, mund të shlyhet e mund të harrohet...Kështu mendojnë edhe udhëheqësit, ata që janë lart e që nga hiçi u bënë ministra, kryeministra, presidentë firmash, apo edhe të Republikës. Të gjithë njësoj kërkojnë t’u hapësh rrugën, të gjithë kërkojnë të bien patjetër në sy kur parakalojnë, ca me brutalitet e dhunë, ca me eskorta policie e ulërima nëpër ekrane…Qytetari i zakontë duhet patjetër të tërhiqet e të mos bëjë as gëk as mëk! Në këtë sherrnajë të pakuptimtë e provokative shpesh të ngjan sikur je refugjat pa dokumente në vendin tënd.
***
Shqiptari i pas-diktaturës jashtë Shqipërie rri sus, rri urtë e butë, zbaton ligjet, flet me zë të ulët kur kalon nëpër pikat kufitare; në Perëndim ai mund të bëjë çdo lloj pune të zezë (kam lexuar një shkrim të M. Frashërit të viteve 20-të që ka pikasur të njëjtën cilësi të shqiptarëve), por ama, kur kthehet në atdhe, kërkon të duket i kamur, i lumtur, i fuqishëm, të bjerë në sy e të tërheqë me çdo çmim vëmendjen, ndaj nuk pyet për semaforë e për rregulla qarkullimi…Në atdhe ata dëshirojnë të ndjehen sa më krenarë, sidomos kur të qerasin, kur grahin shpejt veturat (sa vdekje ka nëpër rrugë kur vijnë refugjatët për pushime?), kur parakalojnë, kur zihen e flasin me zë të lartë nëpër kafene, kur policët e trafikut u hapin udhë, gjë që ua shton në maksimum vetëmburrjen dhe kuptimin e jetës…Kësisoj ata besojnë e kujtojnë se, më në fund, janë bërë nga një hiç, një gjithçka!
Por kapardisja e këtyre shqiptarëve është kryekëput e tjetërllojtë nga ajo e kokërruarurve të këtushëm që kanë mbështetje politike, doemos një prej fisi “lart në pushtet”….Kjo është kategoria e njerëzve me të cilët nuk duhet të kesh të bësh! Në situata zgjedhjesh, nëpër mitingje, kur ka sherre e grindje mes pozitës dhe opozitës, në organe policie, dogana e tatime, po edhe nëpër poste zyrtare të nivelit të mesëm këta bëhen të vlefshëm e të rëndësishëm! Tash jo vetëm nëpër rrugë, po edhe në administratë ka boll të punësuar nga këta trima të çartur që për kryetarin “të marrin gjak në vetull”! Këta janë guri i themelit të partive të mëdha dhe i asaj që quhet “administratë civile”, e cila ndërrohet sa herë ndërrohen qeveritë! Statusi i pandryshuar i tyre është mercenarllëku, d.m.th, mungesa e statusit moral!
***
Mjetet e konsumit, vetura, veshja, luku, parfumi, moda apo sjellja në publik për kokërruarit e sotëm me pushtet e me para nuk janë shprehje e një statusi social të mbërritur e të fituar me mund, kulturë e djersë, por më së shumti pasojë e një statusi të munguar e të mohuar. Ky status i mohuar dhe i munguar i detyron ata të ngjajnë sikur, më në fund, janë realizuar plotësisht. Imazhi i mirëqenies artificiale ushqehet me snobizëm e konsumizëm pa thelb e pa kuptim i cili tekefundit nuk i shërben e nuk e ngop dot përfundimisht personin në fjalë, por atë tjetrin, fqinjin, vëllain, të njohur ë të panjohur, me të cilët ngjizet zilia e tjetrit,-ky gjenerator i zullumeve dhe konflikteve tona të pareshtura. Imazhi i mirëqenies së kësollojtë(fals) ofrohet pra më tepër për të tjerët, se sa për vete; ai shërben për dukje, për shtirje, për kapardisje, për të shuar persekutimin e së kaluarës, kur vetja ka pas qenë “bishti i kavallit” në katund!…Por ashtu si kokërruarit e rrugëve, edhe udhëheqësit tanë gjallojnë për një status të ri, pasi vuajnë nga e njëjta sindromë që shprehet me thënien e dikurshme të një sivëllai: “Ngjallu, o babë, të më shohësh ç’jam bërë!”
Ndaj bëhen sakrifica absurde,e harxhohet shumë energji dhe ka deformime të padëgjuara morale për hir të shtirjes, për dukjen ndryshe, për të thyer e fshirë të kaluarën e vuajtjeve dhe mungesave të dikurshme. Natyrisht për arsye të traditës, të varfërisë së tejzgjatur, të përpjekjeve mbinjerëzore për mbijetesë, si dhe të mungesës së një aristokracie e borgjezie kombëtare që nga brezi në brez trashëgon veten dhe më pas edhe traditat, shumëkush është i destinuar ta paguajë shtrenjt këtë haraç...Pak a shumë, të gjithë i shërbejmë kësaj sëmundje “genetike” të vetëmburrjes që tekefundit na bën t’i ngjajmë “kaposhit majë plehut”. Vrasjet, vetëvrasjet, grindjet, konfliktet e pasosura, keqadministrimi i pronës dhe pasurisë, sherret, mosmarrëveshjet më së shumti vijnë pas përplasjeve primitive: kush je ti e kush jam unë! Por në peshoren tonë, sidomos atë kombëtare:”kush është çfarë”, rrallëherë vëmë vlerat, kontributet, konkurrencën, origjinën, meritat, emrin, sepse në vend të tyre peshon më rëndë aftësia për t’u vetëshpallur i rëndësishëm e për t’u bërë mercenar i dikujt me shumë pushtet.
Bash prej kësaj mendësie, ashtu si dje kur katundari mburrej me armën, sot para kullave të braktisura mund të shohësh benza luksozë, por nuk sheh traktorë e as parmendë për të lëruar tokën…Një i ri fshatar, po edhe qytetar, mund të shkojë në Greqi a në Itali të mbledhë ullinj, të pastrojë hauret, të bëhet hyzmeqar, të kullosë bagëtinë, t’u shërbejë me përunjësi pleqve, duke u larë edhe b…, por tokën e vet e lë djerrë, mjaft që, kur të kthehet në vatan, të ketë një veturë e pastaj të “dalë njëherë andej rrapi i fshatit”…Në vitet e para të pluralizmit kam parë se si fshatari e jepte lopën për një magnetofon, se si me “luftë” e stërmundim arrinte të këmbente viçin me një sixhade sintetike…Kurse sot “mirëqenia është rritur”, sepse e shet tokën e bukës për një veturë…Sot bëhen përpjekje të paimagjinueshme për të krijuar bindjen e gabuar te të tjerët se ke ndryshuar më në fund statusin social, se nuk je më një punëtor me mëditje, nuk je më i biri i filanit dhe filanes që dje nuk e ngopnin barkun me bukë, po një zotërues mjetesh konsumi “që nuk i ka një tjetër!”...Sot është vegla ajo që e bën, që e drejton dhe e sundon njeriun dhe nuk është njeriu që bën veglën…Shqiptarët e sotëm, krahasuar edhe me fqinjët, më shumë konsumojnë se prodhojnë, më të sigurt ndihen ku veprojnë vetëm se në komunitet, më tepër e harxhojmë kohën dhe paratë nëpër kafenera se për të ndrequr çatinë apo kanalet e kullimit…Kjo mendësi orientale e ky stad i ulët zhvillimi, i cili, edhe pas gati 20 vitesh në demokraci nuk ka ndryshuar e nuk është kapërcyer, i ka sjellë dëme të pallogaritshme, natyrisht jo vetëm morale, po edhe ekonomike, shoqërisë...Kështu, të gjitha shoqatat, OJF-të, partitë, firmat private, shoqëritë e përbashkëta aksionere (edhe mes vëllezërve),janë shkërmoqur për shkak të trysnisë së papërballueshme e të trashëguar: kush je ti e kush jam unë! Është e saktë ajo që ka pas thënë Zogu: jam mbret i një milion mbretërve!
***
Pas thellimit të diferencave në mirëqenie për një kohë shumë të shkurtër, askush nuk e parashikon dot çfarë ndodh mes dy vëllezërve, kur njëri, me shkollë të lartë, nuk ka bukë të hajë e tjetri që nuk ka mbaruar as tetëvjeçaren, i kalon pushimet jashtë…Çfarë ndodh në psikën e një të riu që detyrohet të lërë shkollën që të kullosë lopën apo të mbledhë kanoçe, e në darkë të shohë në televizor spektaklet e Gjebresë e Krastës, apo pabet e Tiranës të rrëmbushur përplot me moshatarë që dëfrejnë pa asnjë kufizim?…Çfarë ndodh mes babait dhe adoleshentit që kërkon të vishet si shokët e vet me firmato e që, në një ditë nuk i mjaftojnë për cigare e për t’u ulur në pab me një shoqe 10 mijë lekë të vjetra, d.m.th, 300 mijë në muaj, kur babai pensionin e ka 150 mijë lekë, e, po qe në punë, rrogën nuk e ka më shumë se 300 mijë(të vjetra)?...Çfarë ndodh mes një burri e një gruaje kur burri nuk ka para për të blerë ilaçet a për të operuar fëmijën, teksa gjitoni vjen për vizitë e të thotë se si i kaloi pushimet në Sharm el Sheik? Po mes dy të rinjve, kur njërit babai i ka blerë dhuratë për ditëlindje një Toyota 4+4, kurse tjetri nuk blen dot një palë atlete?!...Ky nuk është hendek, kjo është greminë! Mjer kush bie, mjer kush rrëzohet, mjer kush ushqehet me iluzione!
Pyetjet e mësipërme bëhen më tragjike sepse ne vuajmë pasojat e edukimit me ideologjinë komuniste që për gati 50 vjet na detyroi të ishim të gjithë të barabartë para shitëses, para vëllait, para ofertës, para vitrinës, para ligjit, para rrogës, para tundimeve e mundësive… Gabimisht tani na vret pabarazia më shumë se pamundësia. Ka ndërruar sistemi e megjithatë për inerci vazhdojmë të kërkojmë të jemi sërish të barabartë, jo në mundësi, po në të ardhura; jo me punë, por me qyl; jo me djersë, por me prona të trashëguara; jo me merita, po me dallavere; jo me kontribut, po me klientelizëm partiak, jo me kulturë, po me videoklipe dhe misse… Lipset shumë kohë të mësohemi se demokraci do të thotë të jesh i barabartë përballë Ligjit dhe i pabarabartë përballë vlerave, mundësive, talentit, punës dhe kontributit.
Shoqëria jonë është seriozisht e kërcënuar nga ata që pabarazinë e tyre para Ligjit duan ta këmbejnë sa më shpejt me përfitime dhe shërbime të dyshimta, me deformime morale, herë me dhunë e herë me harbutëri, për të siguruar pushtet e lavdi të pamerituar, nëpërmjet shitjes së dinjitetit, të emrit apo edhe të trupit…Respektimi i ligjeve dhe i normave morale për këtë kategori është si kufizimi i shpejtësisë dhe i kodit rrugor për horrat; rregulli dhe ligji, semafori dhe vijat e bardha janë sfida e katundar-qytetarit të hipur në pushtet që kërkon sa më shpejt të bëhet “afendiko”! Karshillëku i sforcuar dhe agresiv i këtyre “vipave” të tranzicionit buron nga statusi i munguar i një qenieje që nuk ka pasur mundësi të rritet, të ushqehet e të edukohet normalisht e që, me mënyra e veprime të dyshimta ka rënë në zotërim të një zyre shtetërore, të një Benzi, të një prone, të një posti, të një trashëgimie a të një trafiku…Por që prapëseprapë në mendësi mbetet mercenar, shërbëtor, njeri pa liri! Nuk e dinë të gjorët se ky është suksesi, por edhe kurthi i tyre tragjik!Shikoni p.sh, se si përdoren si topuzë këto ditë deputetët! Krahasuar me këta drejtues, ai trimoshi që më zhvleftësoi për shkak se i zura rrugën me një makinë “500 dollarëshe” është një engjëll me më shumë dinjitet!
***
Zyrtarët tanë në shumicën e rasteve janë nga ky lloj xhinsi; origjinën e kanë drumepre, nga periferitë e vendit, nga zonat më të thella e më të varfra, andaj u ngjan, për shkak të zotërimit të beftë të një mjeti, të një veture luksoze, të një posti a të një pushteti, se më në fund kanë mundur të realizojnë ëndrrën dhe qëllimin e jetës: kanë mundur të vënë përfund më së pari fisin, katundin, pastaj qytezën, madje edhe kryeqytetin! Në të vërtetë, për shkak se janë zotër të kurrkushaskushit, se nuk kanë identitet dhe status social, zyrtarët tanë shpesh ngjajnë me atë faturisten e ardhur nga periferia dhe të emëruar nga partia në Tiranë që të shikon me inat “si tironas” sepse: “ç’ke patur ti më shumë që t’u dha mundësia të jetosh në kryeqytet?…Politika e barazitizmit “demokratik” ka thelluar artificialisht hendekun e pabarazisë para Ligjit; kësisoj këta nëpunës të papërgjegjshëm e të pavetëdijshëm për rolin e tyre vrasin përditë shansin, mundësinë e përparimit e të zhvillimit të shoqërisë, më keq edhe se rrjetet mafioze...Një i tillë është edhe Berisha që shërben për këtë kategori jo vetëm si mbrojtës e kultivues i kësaj “rrace”, por edhe si model i “suksesit”, i mbërritjes me forcë e marifete në majë të piramidës, e që, për këtë shkak, nga dehja me vetveten, nga pushteti i pakufizuar që i jep vetes, nuk ka frikë nga Fjala publike, nga sulmet monstruoze kundër “armiqve”, nga shkeljet e ligjit, nga agresiviteti dhe arroganca, sepse nuk mendon e nuk beson se një ditë edhe ai do të bëhet qytetar i zakontë, një vdekatar!…
Kjo ngrefosje primitive e kthyer në modë i bën edhe zyrtarët e sotëm të administratës të mos kenë frikë nga e nesërmja, nga përgjegjësia që të jep posti, madje as nga vdekja, sepse kujtojnë se nji’tash, - më në fund, pra!- janë bërë të paprekshëm, paçka se një ditë do të bëhen ushqim për anekdotat e për kronikat e zeza e më pas do të mbeten në kujtesë si ato lulet artificiale që vendosen buzë rrugëve të Shqipërisë, pas aksidenteve. Ata nuk e dinë se statusi i munguar social nuk mund të vidhet, as të merret borxh, aq më pak mund të përfitohet shpejt e shpejt pas një konsumizmi shtinjak; më keq akoma, me një pushtet të pamerituar që të dhurohet si hamburger nga aftësia për të bërë manipulime, dhunë, vjedhje tenderash, apo trafik…Ne mbetëm më të fundit në Ballkan edhe për këtë shkak: tek ne, fatkeqësisht, semaforët e demokracisë, edhe kur punojnë nuk respektohen më së pari nga zyrtarët e lartë, nga ata që zgjidhen prej nesh për të na garantuar qarkullimin normal. Kjo na bën që, edhe kur nuk kemi faj, d.m.th, edhe ne që respektojmë semaforin të detyrohemi të sillemi shpesh si anormalë, pasi vetëm kështu mund të garantohet në këtë vend një jetesë sadopak normale…
Deri kur kështu? U lodhëm nga zhgënjimet! U lodhëm duke e parë lugën e florinjtë në vitrinë!