E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bllokohen 11 makineri lojrash fati

DURRËS- Policia e Durrësit ka bllokuar 11 makineri lojrash fati pa dokumentacion, gjatë operacionit të koduar “Gambling 2” i ndërmarrë për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit që do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Burime zyrtare nga policia lokale thanë sot se në lokalin e shtetasit B. B., në rrugën “Aleksandër Goga”, u gjetën dhe u bllokuan 6 makineri pa çertifikata, ndërsa tre të tjera nuk ishin pajisur me lejen përkatëse për ushtrimin e aktivitetit. Kurse në lokalin e shtetasit R. Z., në lagjen nr. 5 të qytetit, u bllokuan pesë makineri lojrash fati pa dokumentacion dhe lejet përkatëse.
Mësohet se dy administratorët e lokaleve do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›