Nikollë Lesi: PD pa mbiemrin Berisha, copëtohet
Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, njëkohësisht zv/ Ministër i Kulturës Rinisë e Sporteve, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” jep komentet e tij për situatën politike në vend. Sipas Lesit, situata është vërtet për t’u shqetësuar, ndërkohë që u bën thirrje edhe njëherë deputetëve të PS-së që të hyjnë në parlament. Sikurse gjithmonë dihet, Nikollë Lesi është në mbrojtje të kandidaturës së Ben Blushit brenda PS-së, përballë Edi Ramës, edhe për shkak të lidhjeve të kahershme miqësore ndërmjet tyre. Ajo që është më interesante sipas Lesit, janë zhvillimet brenda PD-së. Zoti Lesi thotë se nëse largohet Berisha nga PD-ja, është më mirë që këtë parti ta marrë vajza e tij Argita Berisha, se sa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli (sipas asaj që kuptohet nëpërmjet intervistës).
Në pozicionin e një aleati bashkëqeverisës me zotin Berisha, si ju duket situata politike?
Jo krejtësisht normale. Nuk flas në pozicionin e një zv/ministri vartës i kryeministrit Berisha, pasi me kryeministrin dhe me vetveten e kam marrëveshjen që të them atë që mendoj, e jo të flas në varësi të karriges sime, të një zyrtari të lartë në ekzekutiv. Pra, situata siç duket, po ngarkohet dita–ditës, porse nga eksperienca ime 20-vjeçare në media e në politikën aktive mund të pohoj se nga kjo kohë me “bubullima e vetëtima” do të shkohet patjetër në një kompromis politik, ku të dyja palët do të tërhiqen nga llogoret e tyre luftarake. Nëse më pyesni se a duhet që PS-ja të futet në parlament, mendoj pa asnjë hezitim se ata duhen të jenë patjetër në sallën e Kuvendit, pasi qeveria vetëm në këtë mënyrë do të ishte në një sulm gjigant të 64 deputetëve të opozitës dhe çdo ministri do t’i dilnin djersët vetëm sa t’i kujtohej se do të shkonte në parlament e jo më të përballej me 64 veta, të cilët janë një superforcë parlamentare. E kam thënë në një tjetër media se, nëse do të isha deputet i PS-së, do të vrapoja për në parlament e do të gozhdoja cilindo qeveritar. Do të ishte një spektakël i paparë, aq sa të gjitha televizionet do të ishin ‘live’ e populli do të shikonte një superbetejë parlamentare. Këtë kam pohuar dhe mbetem prapë i këtij mendimi. Në lidhje me këtë i jap të drejtë Ben Blushit, i cili e dinte shumë mirë se ç’do të thotë të shkonin në parlament deputetët e PS-së.
A do të ishte një humbje e forcës së Edi Ramës në elektorat nëse ai futet në Kuvend?
Jo. Edi Rama e arriti atë që kishte si objektiv, që të unifikonte e kompaktësonte partinë. Tani ai e ka gjithçka nën kontroll në PS. Frikën se mos i përçahej apo i humbiste autoriteti, ai e anashkaloi mjeshtërisht duke përdorur turmën dhe hallet e njerëzve kundrejt qeverisë. Duhet pranuar se në të majtën shqiptare është lider absolut, të paktën për momentin. Por, Rama nuk pranon tashmë të futet në parlament, duke e luajtur me një djallëzi të madhe lojën për kutitë, pasi nëse pranohet hyrja në Kuvend, atëherë vëmendja spostohet nga rruga që po përballet me qeverinë, tek salla e parlamentit. Dhe në parlament ai nuk është deputet e kështu do të dilte në pah fuqia e Ben Blushit, të cilin gjithsesi e ka konkurrent të fortë në PS, sido që të venë ujdirat e momentit.
A do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare nga precipitimi i kësaj situate?
Në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm nëse do kryeministri Berisha. Po ndodhi ajo që pritet, që në korrik 2010 të hiqen vizat për gjithë shqiptarët e prapë opozita mbetet në rrugë e në protesta, nuk është çudi që zoti Berisha të kërkojë vetë zgjedhje të parakohshme dhe i fiton thellë, mbi 75 deputetë i merr vetëm PD-ja. Ndërsa nga partitë e vogla nuk besoj se futet njeri si deputet, përveç nga PD-ja e PS-ja dhe paksa LSI-ja. Gjithnjë, nëse mbetet ky Kod Zgjedhor i pandryshuar. Por, në qoftë se ndryshohet Kodi duke iu dhënë hapësirë partive të vogla, atëherë tabloja politike do të jetë komplekse.
A ju ka bërë ftesë PS-ja të kaloni në frontin opozitar, pra që të jepni dorëheqjen nga zv/ministër?
Unë jam kryetar i një force politike kristiane që lindi para një viti, pas prishjes së marrëveshjes nga ana e Nard Ndokës me mua e demokristianët, që e sollëm për herë të parë Partinë Demokristiane në vitin 2005 me 3.4 për qind të votave kombëtare. Më 28 qershor 2009, si parti e re kam fituar 6 mijë e kusur vota vetëm në dy qarqe, pasi në 10 qarqet e tjera nuk arrita të organizohesha për mungesë kohe e hutimi në kampin demokristian dhe nisur nga sa thashë, jam në një koalicion publik me PD-në dhe respektoj akt-marrëveshjen politike për bashkëqeverisje. Pra nisur nga sa thashë, mbetem korrekt në firmën time, pavarësisht ofertave të cilat, për hir të së vërtetës edhe nuk mungojnë! Unë iki vetëm nëse shikoj që shkelen parimet për një shtet të lirë dhe po pikasa edhe nga larg se po orvaten të bëjnë kurthe nga ato që jemi mësuar të bëhen në politikë.
Si i keni raportet me ministrin Xhaferri ?
Krejtësisht korrekte. Mbetet bashkëpunues e bashkëvendimmarrës, të paktën deri sot kur po jap këtë intervistë. Nesër nuk e di...
Kryeministri Berisha, në një emision televiziv la të kuptohej se vajza e tij Argita mund të hyjë në politikë. Ju si mendoni, ka në plan t’ia dorëzojë PD-në asaj?
Flasim që Argita të hyjë në politikë aktive, pasi në politikë ajo është që prej vitit 1990, përderisa është e bija e liderit të PD-së që rrëzoi komunizmin. Nuk mund të thuhet, aq më tepër në Shqipëri, që fëmijët të mos jenë pjesë e bisedave politike, bile edhe vendimeve të rëndësishme. Unë personalisht, Argitën nuk e njoh, por nisur nga disa dalje të saj në media, nisur nga profesioni i juristit që ajo zotëron, nisur nga shumë vite që ajo është në politikë, ndonëse jo direkt, mendoj se është e vonuar në daljen e saj në politikë aktive. Aq më tepër ku ka shembuj botërorë si familja Bush në SHBA, apo Papandreu në Greqi, e plot raste të tjera, të cilët kanë vazhduar në traditë që brezi i parë ka përgatitur dhe brezin e dytë për të qenë aktiv në politikë në fatet e vendit. Tradita politike në një familje që është marrë me drejtimin e një vendi është një plus i madh eksperience për të qenë të ditur se si duhet drejtuar politika më mirë, pra është një shkollë politike. Nëse më lejoni mund të shtoj diçka para se të vazhdoj më tej në lidhje me këtë pyetje interesante, jo vetëm për PD-në, por për gjithë vendin; unë edhe nëse nuk jam më në koalicion me PD-në, do të them prapë këto që do pohoj paksa më poshtë. Kryeministri Berisha ka thënë në parlament se “do të largohem nga politika vetëm kur të më marrë me vete i Plotfuqishmi”! Por Berishës mund t’i thuash ç’të duash, por vetëm burrë pa mend e pa eksperiencë politike nuk mund t’i thuash. Ai e di mirë se ç’ka bërë për PD-në, por siç edhe di mjaft mirë që i Plotfuqishmi (Zoti) të merr edhe në çast! Ai di më mirë se kushdo tjetër në PD që nëse ikën ai, atëherë partia ndahet e copëtohet, kush e kush të marrë frenat e makinës demokrate, që është një makinë gjigante, të cilën asnjë nuk mund ta zotërojë. PD-ja është e lidhur vetëm me emrin e Berishës. Dhe vetëm një Berishë tjetër mund ta çojë në atë udhë që duhet, nëse i Plotfuqishmi e thërret me shpejt! Vetëm Argita Malltezi (Berisha) është trashëgimtarja e PD-së. Vetëm kështu ajo parti nuk ndahet e mbetet ikonë e politikës në vend. U përgjigja gjatë, pasi ju më ngacmuat për një çështje që zien qosheve shkodrane të politikës, të cilët aspirojnë të marrin drejtimin e PD-së në momentin e duhur. Por, i Plotfuqishmi nuk do duket edhe shumë vite!
(Marre nga GazetaShqiptare)