Çfarë është dashuria?
Dashuria është një forcë e natyrës. Shumë nga ne mund ta dëshirojnë, por askush nuk e ka në dorë që ta komandojë atë. Dashuria është më e madhe se ti. Ti mund ta ftosh atë, por nuk mund të diktosh se si, kur dhe ku do të shfaqet ajo. Krejt papritur mund ta gjesh veten duke dashuruar dikë të cilin nuk e pëlqen plotësisht. Dashuria nuk vjen me kushte, as me kode. Ashtu si edhe dielli, dashuria rrezaton, pavarur nga frika dhe dëshirat tona.
Dashuria është e natyrshme, e lirë. Ajo nuk mund të blihet, shitet ose tregtohet. Ju nuk mund të detyroni askënd t'ju dojë, pavarësisht sasisë së parave që mund t'i jepni. Dashuria nuk është një substancë, nuk është një mall, as edhe një burim që tregton pushtet. Dikush mund të blejë partnerët e seksit dhe madje edhe partnerët e martesës. Martesa është një çështje për ligjin, për rregullat dhe gjykatat dhe të drejtat pronësore. Stimulimi seksual është krejt tjetër gjë, edhe fantazitë seksuale, edhe partnerët. Një orgazëm mund të blihet, por dashuria jo. Dashuria thërret për drejtësi, lejon që inati, zemërimi dhe gjithë emocionet e tjera të shprehen lirshëm. Dashuria nuk thotë kurrë se, nëse ti nuk i bën të gjitha gjërat mirë atëherë mami nuk të do më, nëse ti nuk je e bukur babi nuk të do më. Ajo është e natyrshme, empatike dhe e mëshirshme. Dashuria nderon sovranitetin e çdo shpirti. Të gjitha këto shprehje janë për të dhënë dimensionin e ndjenjës më universale që ekziston dhe që mban të motivuar fort qenien njerëzore dhe jo vetëm. Shumë studiues dashurinë e konsiderojnë si antidepresantin më të mirë. Sipas tyre, ajo shërben si një kritikuese e mirë për mendjen dhe si oksigjen për trupin. Sa më shumë të lidhur të jeni me të, aq më shumë i shëndetshëm do të jeni fizikisht dhe emocionalisht. Depresioni është i lidhur ngushtë me mungesën e dashurisë. Personat që ndjejnë se askush nuk i do, janë të prirur të preken dhe të vuajnë nga depresioni. Ekziston një thënie, se "dashuria thjesht ndodh", dhe personat e depresuar presin në mënyrë pasive që të vijë dikush dhe t'i dashurojë. Në fakt gjërat nuk funksionojnë kështu. Për të gjetur dhe për të mbajtur një dashuri duhet të bëhemi aktivë, të luftojmë për këtë gjë dhe të mësojmë një sërë shprehish.
Shumë prej nesh, idetë tona të dashurisë i marrim nga kultura në të cilën rritemi. Ne kemi ardhur për të besuar se dashuria është diçka që "shtrihet poshtë këmbëve tona". Ndërkohë, kultura ideale për dashurinë përbëhet prej imazheve jorealiste të krijuara për argëtim, e cila është një arsye se përse shumë prej nesh priren të përjetojnë depresion. Ne mendojmë se është dashuri, kur ajo është thjesht zbavitje dhe pasion. Kur ne godasim dashurinë e vërtetë shpesh ndodh të mërzitemi dhe të zhgënjehemi, sepse ka shumë gjëra që nuk përshtaten me mendimet ideale që kemi krijuar për dashurinë. Disa prej nesh bëhen kërkues dhe kontrollues, duke dashur që dikush tjetër të bëjë atë që ne mendojmë si ideale të romancës tonë, pa e kuptuar se idealizimi ynë është i gabuar.
Prandaj është e nevojshme për të ndryshuar qasjen e dikujt për të dashuruar, për të shmangur më tej depresionin. Ndiqni këto strategji të veprimit për të marrë më shumë të asaj që ju doni nga jeta, "të dashurosh dhe të ndjehesh i dashuruar".
Njihni dallimin midis fiksimit dhe dashurisë. Fiksimi është gjendja psikologjike e një pasioni të thellë. Ndjehesh mirë, por shumë rrallë zgjat. Fiksimi është faza e parë e një tërheqjeje të çmendur, ku të gjitha hormonet rrjedhin dhe gjërat ndjehen në mënyrë të shpejtë. Ky obsesion zgjat mesatarisht gjashtë muaj. Ai mund të përparojë në dashuri. Dashuria kryesisht fillon si fiksim, por fiksimi nuk evoluon gjithmonë në dashuri. Të dish që dashuria është një aftësi e mësuar, jo diçka që vjen nga hormonet apo emocionet në veçanti. Erich Fromm e quajti atë, "një akt i vullnetit". Nëse ju nuk mësoni aftësitë e dashurisë, ju praktikisht predispozoheni më shumë të përjetoni depresion, jo vetëm sepse nuk do të jeni të lidhur mjaftueshëm, por për shkak se do të keni shumë përvoja dështuese.
Mësoni aftësi të mira komunikimi. Ato janë një mjet me të cilin ju zhvilloni besim dhe intensifikoni lidhjen. Sa më shumë që ju të komunikoni, aq më pak të depresuar do të ndjeheni, sepse do të ndiheni të njohur dhe të kuptuar. Ka gjithmonë dallime kryesore midis dy njerëzve, pavarësisht se sa mirë apo të afërt ndjehen; edhe në qoftë se marrëdhënia është duke shkuar drejt, këto dallime dalin në sipërfaqe. Çështja është që të identifikohen këto dallime dhe të negociohet mes tyre, në mënyrë që ata të mos distancohen apo të shkatërrojnë marrëdhënien. Këtë gjë ju e bëni, duke kuptuar se nga vjen personi tjetër, kush është dhe duke qenë në gjendje për të prezantuar veten. Kur dallimet janë të njohura duhet të jeni në gjendje të negocioni dhe të bëni kompromise me to, derisa të gjeni një gjuhë të përbashkët, që funksionon për të dy. o Fokusohuni tek personi tjetër.
Në vend që të përqendroheni në atë që po merrni dhe si ju trajtojnë, lexoni nevojën e partnerit tuaj. Për çfarë ka nevojë në të vërtetë ky njeri për mirëqenien e tij? Kjo është një aftësi shumë e vështirë për njerëzit për t'u mësuar, sidomos në kulturën narcistike. Sigurisht, ju nuk e humbni veten në këtë proces; siguroheni që ju jeni gjithashtu duke bërë mjaft kujdes për veten tuaj. o Ndihmoni dikë tjetër. Depresioni i mban njerëzit të përqendruar në veten e tyre, duke mos e ekspozuar veten mjaftueshëm, në mënyrë që të jenë në gjendje të mësojnë të dashurojnë. Sa më shumë të përqendroheni tek të tjerët dhe të mësoni për t'u përgjigjur dhe përmbushur nevojave të tyre, aq më mirë do të dashuroni. o Zhvilloni aftësinë për të akomoduar realitetin spontan. Realiteti është po aq i rëndësishëm sa vetja juaj dhe duhet të jeni sa më të vetëdijshëm për të, si për vete. Njerëzit që përjetojnë depresion mendojnë se realiteti i vetëm është realiteti i tyre depresiv. o Kundërshtoni fuqishëm mesazhet e brendshme të paaftësisë. Ndjeshmëria ndaj refuzimit është një tipar themelor i depresionit. Si pasojë e një vetëbesimi të ulët, çdo marrëdhënie interpretohet personalisht, si dëshmi e paaftësisë. Shumë shpejt ata fillojnë të ndjehen të refuzuar nga partneri dhe atëherë fillojnë të besojnë se ky është trajtimi që thelbësisht meritojnë. Por refuzimi në të vërtetë fillon te ju dhe ndjenjat e paaftësisëtregojnë për depresion.
Pranoni se zëri i brendshëm ësh-ë i fortë, por nuk është i vërtetë. Bisedoni me veten tuaj. "Unë në të vërtetë nuk jam refuzuar, kjo nuk është dëshmi e paaftësisë. Kam bërë një gabim". "Kjo nuk tregon për mua, kjo është diçka që unë thjesht nuk di si ta bëj dhe do ta mësoj". Kur ju të riformuloni situatën për diçka më të përshtatshme, mund të veproni përsëri në një mënyrë efektive dhe mund të gjeni dhe të mbani dashurinëqë ju nevojitet.
(e.m/Summerpages/BalkanWeb)