Çfarë i mungon komunikimit politik në Shqipëri
Demokracia shqiptare është në evolucion. Për sa i përket cilësisë, ajo mendohet se është e brishtë. Ka një optimizëm nga të gjithë për konsolidimin e saj në të ardhmen. Demokracia nga vetë natyra e brendshme e saj, siç pohon Dahli, është proces, dhe si e tillë ajo përmban si mundësinë e përsosjes, ecjes përpara, konsolidimit, ashtu dhe stanjacionit, krizës, deformimit, kthimit prapa. Në thelb, si çdo proces tjetër, edhe demokracia shoqërore ka kontradiktat përkatëse, vështirësi e probleme të natyrës objektive, por dhe të asaj subjektive. Mendoj se është bërë e mprehtë nevoja e një studimi kompleks të këtij procesi, që të ndihmojë në dy drejtime: në sigurimin e cilësisë, të qëndrueshmërisë dhe konsolidimit të saj, ashtu edhe në kapërcimin sa më të shpejtë të dukurive negative që e shoqërojnë atë. Këto dukuri negative mund ta kenë burimin tek mënyra se si filloi procesi i instalimit të institucioneve demokratike në Shqipëri. Një vështrim i shpejtë të lë hapësirë të kuptosh se spontaniteti dhe karakteri “artizanal” kanë shoqëruar instalimin dhe evolucionin e demokracisë shqiptare në këto 20 vjet. Kjo analizë është e nevojshme të bëhet duke u mbështetur në standarde shkencore, sepse dukuritë negative po e rrezikojnë seriozisht qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e procesit demokratik në Shqipëri. Është fakt se këto dukuri negative kanë peshë të madhe dhe hapësirë të gjerë shtrirjeje që vërtetë mund ta rrezikojnë të ardhmen e saj. Sa më tepër të lejohet apo të vonohet çlirimi prej këtyre “sëmundjeve” shoqëruese dhe njëkohësisht sa më shpejt të vihen në themel dhe në përmbajtje të demokracisë sonë, të procesit të saj, vlerat e vërteta, konceptet teorike dhe kultura demokratike, aq më shpejt mund të mënjanohen dukuritë negative dhe demokracia të përparojë.
Kuptohet që ka një teori shumë të plotë për demokracinë, por qëllimi i reflektimit tim nuk ka për qëllim të bëjë leksion për demokracinë, por të evidentojë se çfarë duhet ndryshuar, se çfarë duhet plotësuar dhe ndrequr. Duhet evidentuar se çfarë mungon në ketë proces, i cili kërkon ndërhyrje e përmirësim kompleks, pra jo vetëm ligjor - formal. Ketë e them sepse nxitur dhe nga monitorimi ndërkombëtar, elementi ligjor në Shqipëri po vjen duke u plotësuar, pavarësisht se mbart defekte në aplikimin e këtij legjislacioni në praktikën shqiptare. Edhe për këto probleme, tematika është e gjerë e nuk mund të bëj një menu. Studimet dhe diskutimet për këto tematika, mendoj se duhet të bëhen të organizuara, të harmonizuara, të përgatitura mirë, që të tërheqin mendimin e specialistëve të vërtetë e jo të servilëve politikë, me qellim që të bëhen frytdhënëse.
Çfarë i mungon komunikimit politik në Shqipëri? Në trajtimin e këtij problemi mbaj parasysh të paktën dy elementë kryesorë: së pari, mënyrën se si filloi procesi demokratik në Shqipëri. Ai filloi në kushtet kur në Shqipëri nuk kishte disidencë; kur për 50 vjet njerëzit ishin përballur me kuptimin dhe zakonet e asaj që njihej si “demokracia popullore”, kur në tekstet dhe në propagandën intensive komuniste luftohej demokracia pluraliste; kur tema e lirive dhe e të drejtave të njeriut ishte rreptësisht e ndaluar; kur shkencat politike ishin në pelena dhe ato zhvilloheshin vetëm në një fakultet, ekzistonte vetëm një ide për një grup shumë të kufizuar njerëzish dhe më e rëndësishmja, me koncepte të njëanshme, vetëm marksiste dhe me qëndrime armiqësore ndaj demokracisë perëndimore; kur nuk kishte as tek njerëzit e thjeshtë e as tek inteligjenca, përfshirë edhe atë universitare, një vizion të plotë e kulturë të gjerë të demokracisë perëndimore.
Në këto rrethana, mori jetë procesi i kalimit nga diktatura komuniste në demokracinë pluraliste. Ky kalim dhe vetë procesi i instalimit e i konsolidimit të demokracisë pluraliste, kërkonte edhe lidership të ri, një klasë të re politike. Në tashme e kemi. Ajo u formua vërtetë, por u krijua spontanisht, në mënyrë të rrëmbyer e pa standarde, pa koncepte të qarta. U krijua në një mënyrë të tillë, që mund të krahasohet me ndërtesat që bëheshin me kontribut vullnetar në komunizëm. Në këto rrethana, klasa e re politike, u krijua pa pasur një vizion e kulturë për demokracinë pluraliste. Ajo i fitoi konceptet e demokracisë pluraliste spontanisht, në punë e sipër, por kurrë nuk siguroi një njohje shkencore të demokracisë, të thelbit, të mirëfunksionimit dhe të sigurimit të standardeve për një ekzekutiv efektiv dhe një qeverisje të mirë.
Klasa jonë e re shfaq sot në një masë të madhe, madje tronditëse, mangësi të mëdha në njohjen edhe të principeve bazë të përmbajtjes dhe të funksionimit të demokracisë e të shtetit ligjor. Ajo shfaq në qëndrimet dhe punën e saj një kulturë të cekët demokratike, ku mungojnë qëndrimet dhe zgjidhjet e sigurta, efektive, funksionale; kur në vizionin e tyre vihet re një amalgame idesh dhe përvoja praktike që përziejnë ndjeshëm ide të kundërta, mospajtuese për shtetin dhe qeverisjen, që nga primitivet, mentalitetet bajraktariste, autoritariste, prepotente, kompromentuese e deri tek ato komuniste. Ndoshta mund ta teproj pak, por këto mentalitete e përvoja kanë një peshë e ndikim shumë të madh në qëndrimet, mendimet dhe veprimet e klasës së re politike. Mund të justifikohet kjo mungesë e kulturës demokratike në fillim të procesit, por nuk mund të justifikohet fakti qenë këto gati 20 vjet nuk është bërë asnjë përpjekje serioze apo e organizuar për të mbushur boshllëkun demokratik me kulturën dhe shkencën e demokracisë. Mirë bëjnë qeveritarët tanë që kërkojnë dhe vendosin të trajnojnë mësuesit, mjeket etj, që të rrisin cilësinë e punës, por asnjë masë nuk është menduar deri tani, për trajnimin apo kulturimin demokratik të klasës së re politike, aftësimin teorik demokratik të saj. Më parë duhet të kuptohet kjo nevojë e mprehtë, në mënyrë që të mundësohet dhe një zgjidhje efektive. Mendoj, se sa më parë të realizohet ndërgjegjësimi për këtë nevojë, aq më shpejt do të çlirohemi nga dukuritë e mprehta negative dhe aq më shpejt do të bëhet kalimi i shumëpritur i demokracisë shqiptare, nga e brishtë në të konsoliduar e funksionale. Natyrisht, që kjo kërkon një konceptim të gjerë për kulturimin demokratik të njerëzve, sepse vërtet ka rëndësi instalimi i institucioneve demokratike dhe rregullimi ligjor i tyre, por demokracia funksionon kur edhe njerëzit i njohin ato si institucione demokratike dhe sillen ndaj tyre në mënyrë demokratike. Mendja e qeverisësve dhe të qeverisurve njëkohësisht ndriçohet nga dituria, ndërsa qytetërimi vjen nga të nxënit. Së dyti, ushtrimi i demokracisë e reagimi demokratik kërkon dituri, dije, nxënie. Kjo mundëson një vizion të plotë e të qëndrueshëm, që i hap rrugë zhvillimit të demokracisë dhe efektivitetit të qeverisjes dhe qeverisjes së mirë. Në ketë rrugë kryhet zgjimi demokratik dhe qytetërimi i shoqërisë sonë.
Demokracia është komunikim, bashkëpunim e dialog. Në ketë marrëdhënie rol të veçantë padyshim zë komunikimi politik. Por, politika në vendin tonë mendohet si “zanati” më i lehtë për t’u ushtruar. Madje ajo mendohet fusha më e sigurt për pasurim të shpejtë e të paligjshëm. Mjafton të vish rastësisht dhe shpesh në mënyrë të pamerituar, apo në mungese të plotë të standardeve në një post politik apo të zësh një vend në parlament dhe të vetëshpallesh politikan. Ky tip politikani në Shqipëri haset rëndom. Çfarë mund të presësh prej kësaj kategorie politikanësh për t’i inspiruar qytetërim demokracisë shqiptare? Ky tip nuk di e nuk mund të prodhojë ide politike, politikë konstruktive, të komunikojë politikisht. Ai nuk mund ta dijë se komunikimi politik është dialog dhe jo monolog, është dëgjim dhe jo imponim politik, është pjesëmarrje e jo përjashtim, është zgjerim i hapësirave të lirisë e të komunikimit e jo ngushtim i tyre, është më shumë argumentim e jo urdhërim e ndëshkim, është më shumë autonomi se sa shtrëngim centralizues, më shumë kulturim demokratik se kënetëzim kulturor, më shumë respektim i ligjit e ngushtim i arbitraritetit e korrupsionit, më shumë kontroll të njerëzve mbi të zgjedhurit, sesa imponim e shurdhërim ndaj kërkesave e interesave të njerëzve, më shumë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes pozitës dhe opozitës, se injorim e përjashtim i saj, më shumë qytetari e të vërteta në komunikim sesa vulgaritete, sharje e fyerje banale, shmangie nga e vërteta dhe përgjegjshmëria. Është më shumë respekt e nderim qytetar ndërmjet qeverisësve e të qeverisurve. Përballja me realitetin shqiptar të lehtëson të kuptosh se sa vend ka pjesa negative në ketë raport. Deri sot, komunikimi politik në vendin tonë ka krijuar një situatë tronditëse që ka zbehur dallimin primar mes të vërtetës dhe të pavërtetës, ligjit dhe antiligjit, të moralshmes dhe të pamoralshmes. Është krijuar një pështjellim e çoroditje e plotë e opinionit, saqë ka dobësuar ndjeshmërinë ndaj dukurive negative. Ky relativizëm ekstrem ndaj të vërtetës dhe hapësira e gjerë e shpifjeve dhe e të pavërtetave apo gjysmë të vërtetave i ka lodhur qytetarët e këtij vendi, i ka mpirë në veprimin e tyre, u ka vrarë shpresën për një të ardhme demokratike .
Është e vërtetë qenë vendin tonë janë kryer reforma në të gjitha fushat dhe është përafruar legjislacioni me atë të vendeve të BE-së. Megjithatë, privatizimet strategjike e jo të tilla janë bërë pa asnjë studim paraprak, pa njohur e respektuar interesat e grupeve të interesit. Asnjë konsultim me specialistë nuk është bërë për konceptimin e reformave, prandaj dhe efektiviteti nuk ka qenë i lartë, përkundrazi, korrupsioni e informaliteti kanë lulëzuar në mënyrë të frikshme. Reformat propagandohen vetëm të suksesshme, por asnjë hap nuk bëhet për t’i argumentuar ato shkencërisht, për të ndërgjegjësuar qytetarët për pasojat dhe kostot financiare e sociale. Shqipëria tashmë është anëtarësuar në NATO, por kjo u realizua pa informim e konsultim me qytetarët. Edhe procesi i integrimit në BE vuan nga defekte të tilla. Ai shfaqet si një pronë e politikanëve, por në fakt në BE integrohen popujt dhe kombet. Veprimtaria ligjvënëse është kryer e vazhdon të kryhet tepër e mbyllur. Mungon një tërheqje paraprake e mendimit të qytetarëve dhe grupeve të interesit dhe për më tepër pothuajse asgjë nuk bëhet për propagandimin e njohjen e ligjeve nga qytetarët. Shumë-shumë ato botohen në një fletore zyrtare e kyçen në të. Pra, nuk ka komunikim në çdo faze të formulimit dhe të implementimit të ligjeve.
Fushatat elektorale krijojnë një iluzion të komunikimit politik. Megjithatë në to ka më shumë parulla e premtime politike se thirrje për dialog e bashkëpunim në përgatitjen e programeve. Dukuri e mprehtë e tepër negative në ketë periudhe gati 20-vjeçare, është mungesa e theksuar e dialogut mes pozitës dhe opozitës. Sa pak hapësire bashkëpunuese ka pasur e di edhe njeriu më i painformuar. Edhe pse tashmë është kapërcyer një marrëdhënie armiqësore, që i karakterizonte në fillimet e procesit demokratik këto raporte, përsëri dialogu është ende i paktë. Ka një mosbesim të plotë mes tyre që po ndikon seriozisht në stabilitetin politik të vendit. Shumë gjëra esenciale i mungojnë komunikimit politik në Shqipëri. Më së pari kërkohet ndërgjegjësim për këtë situatë, studim shkencor i këtij realiteti dhe reagim serioz kompleks.
*Pedagoge pranë Departamentit të
Shkencave të Komunikimit
Universiteti
“Kristal” Tiranë