PDK akuza AAK për vjedhje votash
Autori i Lajmit: Redaksia
GJAKOVE - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka shprehur shqetësimin për parregullsitë, keqpërdorimet dhe vjedhjen masive të votave në zgjedhjet e së dielës në këtë komunë. Sipas PDK-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës, Pal Lekaj, bashkë me strukturat militante dhe të armatosura, kanë keqpërdorur votat në shumë vendvotime në komunën e Gjakovës, si në: Demjan, Novosellë, Rogovë të Hasit, Bërkoc, Babaj të Bokës, Korenicë, Ponoshec, Skivjan dhe në gjithë rajonin e Dushkajës. “Në të gjitha këto vendvotime janë vërejtur njerëz të strukturave të AAK-së që kanë përdorur dhunë, kërcënime dhe shantazhe, si dhe kanë kryer vjedhje të hapur të votave, për çka ka dëshmi të mjaftueshme nga komisionerët dhe vëzhguesit, të cilat janë të mjaftueshme për anulimin e rezultateve në këto vende, por edhe për ngritjen e çështjeve para organeve të drejtësisë”, - thuhet në komunikatën shpërndarë mediave ditën e djeshme. PDK thekson se rastet e keqpërdorimit të votave në Gjakovë janë njolla e zezë e këtyre zgjedhjeve dhe dëshmojnë se AAK-ja me këto veprime nuk dëshiron të bëhet pjesë e standardeve të larta ndërkombëtare dhe e një të ardhmeje më të mirë për Republikën e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009