KOKSH nënshkruan protokoll marrëveshje me homologët rumunë
Autori i Lajmit: Redaksia
Bukuresht - Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Agim Fagu, ka vizituar ditën e djeshme kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku ka nënshkruar një protokoll marrëveshje me presidentin e Komitetit Olimpik dhe Sporteve të Rumanisë, Oktavian Moriaru. Sipas burimeve nga KOKSH, “Protokolli përfshin shkëmbimin e përvojës në sport me interes të përbashkët, në nivelin e trajnerëve të disiplinave të ndryshme sportive, në shkencat sportive dhe mjekësisë sportive, si dhe shkëmbimet midis dy akademive olimpike, të Rumanisë dhe Shqipërisë”. Një nga objektivat kryesorë të KOKSH si një prej direktivave kryesore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, është arritja e bashkëpunimit sa më të frytshëm të Komiteteve Olimpike mes tyre, pasi sipas presidentit të CIO-s, Zhak Roge, të gjitha Komitetet Olimpike në botë janë një familje e madhe që duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën. Ky protokoll marrëveshje është i vlefshëm deri në dhjetor 2013, me mundësinë për tu zgjatur. Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Hyrmete Gjeta, dhe Viron Bezhani.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009