Çfarë lexon e dëgjon Berisha

Në profilin në Facebook të kryeministrit, Sali Berisha, gjegjësisht në seksionin “Interesimet”, veç tjerash janë shënuar edhe librat dhe muzika e preferuar e tij (të paktën, sipas asaj që shkruan aty).
Në fakt, është kjo një përzierje rrymash e epokash letrare e muzikore që nuk është fare e lehtë të ftillohet.
Kështu, ndër librat e preferuar të kryeministrit Berisha del të jenë: “Viti ’93”, i Victor Hugo; “Për kë bien kambanat”, nga Ernest Hemingway: “Emri i Trëndafilit”, nga Umberto Eco: “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzati; “Plaku dhe deti”, nga Ernest Hemingway; “Atlas Shrugged”, nga Ayn Rand; “Lolita”, nga Vladimir Nabokov; “Kujtimet e Adrianit”, nga Marguerite Yourcenar” “Ngjyra e purpurt” nga Alice Walker; “Ali Pasha”, biografi nga Sabri Godo; si dhe “çdo gjë e shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!”.
Nga ana tjetër, muzika e preferuar e kryeministrit shqiptar është kjo:
Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacques Braille, si dhe “shumë këngëtarë aktualë shqiptarë”./Indeksonline/