E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabovci thoshte “Policia, uniformë e shenjtë”

Për shefin e grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, uniforma e policisë është e shënjtë. Por këtë vlerësim e ka pasur më herët, kur policia kishte arrestuar dhe rrahur aktivistë dhe protestues të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kjo Lëvizje ka publikuar deklaratat e Grabovcit për të njëjtën çështje në kohë të ndryshme, para dhe pas skandalit të djemve të tij.

“Nëse ne nuk e respektojmë uniformën tonë të shenjtë, të policit tonë të shenjtë, atëherë me çfarë të drejtë ne kërkojmë prej dikujt që të na respektojë?!”, kishte thënë Grabovci në një prej edicioneve të emisionit Interaktiv.

Ndërkaq për djemtë e tij të cilët janë përfshirë në skandalin e rrahjes së një polici kishte folur shkurt duke thënë, nuk e përmend shenjtërinë e policisë. Ai thotë vetëm: “Janë organet kompetente që merren me këtë punë”.

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›