Deputetët kërkojnë nga Thaçi të raportojë në Kuvend

(E plotësuar) Në Seancën e pasdites së Kuvendin e Kosovës, forcat opozitare LDK-AAK, kërkuan me ngulm qe kryeministri Hashim Thaçi, të paraqesë raportin lidhur me bisedimet, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht zhvillimeve qe ndodhën në fillim me bllokimin qe iu bë nga ana e Vetëvendosjes.
Elmi Reqica nga PDK, e arsyetoi mungesën e kryeministrit Thaci, me pengesat qe iu bënë nga ana VV-së, duke thënë se kanë qenë pengesat, ato qe kanë pamundësuar raportimin e tij, përkundër vullnetit të shprehur.
Megjithatë nuk është marrë ndonjë vendim për shkak të agjendës së parapërcaktuar të Kuvendit, edhe pse kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, tha se për këtë çështje nuk mund të vendos ai por vendosë shumica e deputetëve
.....................
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një seancë plenare i ka informuar pensionistët se kanë mundësi t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për t’i kërkuar pensionet që u takojnë nga Serbia. Ajo në një replikë të ashpër me ministrin e Punës, Nenad Rashiq kërkoi nga ai që të mos i mashtrojë pensionistët se nuk mund t’i drejtohen gjykatës së Strasburgut, ndërsa ministrin akuzoi se merr ndihmë sociale nga Serbia, përkundër që është ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Osmani tha se deklaratat e zyrtarëve se qytetarët nuk mund t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut pa i shterë të gjitha mjetet juridike nuk është e vërtetë. Ajo tha se mjetet tjera juridike duhet të shteren vetëm kur janë efektive dhe të paanshme, e sipas saj, dihet se sa janë të paanshme gjykatat në Serbi.
Deputetja nga radhët e LDK-së, siç raporton telegrafi, tha se mjetet juridike jo efektive vlerësohen edhe kur është fjala e largësisë së gjykatës, d.mth, kur qytetarët i kanë larg ato gjykata, e lëre më çështje tjera.
“Mos i mashtroni pensionistët kinse nuk mund të shkojnë në gjykatë të Strasburgut a pa i shtjerë mjetet juridike”, iu drejtuar Osmani, ministrit Rashiq.
Ajo tha se asnjë shtet nuk ia ka mohuar qytetarëve të saj t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për kompensim nga ndonjë shtet.
Më tej, Osmani tha se dialogu me Serbinë nuk duhet ta mohojë këtë drejtë dhe institucionet duhet t’i inkurajojnë qytetarët t’i kërkojnë të drejtat për pensionet e tyre që iu takojnë.
Sipas saj, kërkesat e pensionistëve janë shumë konkrete, të qarta dhe krijimi i një komisioni adekuat profesionistësh do t’i kushtonte shumë pak qeverisë.
......................
Kuvendarët janë kthyer ne salle pa kryeministrin Thaçi, kurse VV-ja ka hequr pankartën nga salla pasi që kryeministri nuk është kthyer më në Kuvend.
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, paralajmëroi se raportimi i Thaçit, do të bëhet rreth orës 14:00. “Pikës katër do ti kthehemi në ora 14”, ka thënë ai.
...............
Me të dalë Kryeministri Hashim Thaçi para foltores së Kuvendit për të raportuar rreth bisedimeve të fundit në Bruksel, dy deputëtët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu kanë ndërprerë fjalimin e tij duke dalë me një pankartë ku shkruhej “Kosova e Hashimit". Në pankartë shihej harta e Kosovës me veriun e ndarë.
Në pamundësi të mbajtjes së fjalimit, kryesuesi i mbledhjes, Sabri Hamiti ka kërkuar 15 minuta pauzë.
....................
Më kërkesë të depuetës së PDK-së Ganimete Musliut, Kuvendi i Kosovës nëpërmjet RTK-së po transmeton edhe gjuhën e shenjave për të shurdhëritë.
Kurse, Deputetet gra kanë ngritur zërin kundër dhunës në familje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, dhe ajo e LDK-së Vjosa Osmani, kanë kërkuar nga shteti të jetë më i përgjegjshëm për dhunën në familje ndajë grave. Ato thanë se gjykatat nuk po e kryen punën e vetë si duhet, karshi dhunës në familje. Këto kresa erdhën duke iu referuar vrasjes së Diana Kastratit, ku Gjykata Kushtetuese bëri përgjegjës shtetin e Kosovës, pasi ishte konstatuar se së ndjerës i ishin shkelur të drejtat individuale, kur dy vjet më parë shteti nuk i kishte ofruar mbrojtje asaj, ndonëse mbrojtjen e kishte kërkuar në organet e rendit dhe të drejtësisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje, pak kohë para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj.
“Tani që gjykata Kushtetuese sqaroi përgjegjësinë e institucioneve për shkeljen e të drejtës në jetë, Këshilli GJyqësor i Kosovës duhet të ndërmarrë masa konkrete për të riparuar gjendjen e mjerë në shumë gjykata të Kosovës. Mangësitë në këtë sistem, nuk po i kushtojnë Kosovës vetëm me raporte negative ndërkombëtare, por po i kushtojnë qytetarëve edhe me shkelje flagrante të të drejtave të tyre, përfshirë edhe të drejtën në jetë”, tha Vjosa Osmani.
.....................
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e radhes në të cilen do të raportoj, kryeministri Hashim Thaçi lidhur me takimin e tij, të pestë, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel i cili u mbajt me ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Ashton.
Në të njëjtën seancë do të zhvillohet debat parlamentar për kompensimin e pensionistëve për kontributet e dhëna deri në vitin 1999, debat ky i kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Në vazhdim do të shqyrtohet për herë të dytë i Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional; do të formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Mediave (Komisioni duhet të përbëhet prej 9 anëtarëve: PDK-2, LDK-2 ,VV-1, AAK -1, KKR-1, SLS-1 dhe 6+ 1); kurse deputetët do të njoftohen me qëndrimin e Grupit Parlamentar 6+ lidhur me marrëveshjen për ndërrimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, si dhe kërkesat e disa deputetëve nga komunitetet tjera, jo shumicë, për zëvendësimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e tyre.
Edhe në këtë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës, si rëndom, deputetët do të ngritin çështje jashtë rendit të ditës dhe do të shtrojnë pyetje parlamentare për kabinetin qeveritar. /Indeksonline/