E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina, sërish kopjon?

"Dafina Zeqiri nuk mjaftohet me kopje look-u. Pasi nuk ka lënë këngëtare të muzikës botërore pa imituar, së fundmi ka ngecur te Rihanna, look-un e së cilës e përditëson. Por nga ana tjetër, Dafina ka filluar të kopjojë edhe stile këngësh."

Kështu shkruajnë mediat shqiptare për këngën e saj të fundit, që i përket zhanrit reggae, e prezantuar në programet festive.

Në Shqipëri kjo lloj rryme u përhap menjëherë pasi Rihanna publikoi super hitin “Man down”. Ndër të parët që lëvruan një rrymë të tillë në Shqipëri ishin Skivi dhe Ronela gjatë edicionit të vitit të shkuar të “Kënga Magjike”. Këtë vit e risollën një këngë reggae Stine dhe Rudi. Së fundmi edhe Dafina iu dorëzua trendit të ri muzikor, duke publikuar këngën e saj të re e cila është pikërisht një këngë reggae

Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e kësaj kënge, e cila do të vijë në dy versione. Përveç në gjuhën shqipe, ajo do ta realizojë edhe versionin në gjuhën angleze. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›