Çipa: Trauma në PS nëse nuk do konkurohet drejtë

Aleksandër Çipa, analist dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve tha se pavarësisht pushimeve, politika nuk ka reshtur dialogimet për sa i përket krijimit të qeverisë së re. Lidhur me koalicionin PD-LSI, Çipa tha se ai është një përpjekje të drejtë dhe politike për bashkëjetesë në qeverisje. Sipas analistit Çipa, fakti që Meta dhe Berisha nuk kanë bërë gati skemën e qeverisës nuk mund të ketë në gjykim të qartë nëse do funksionojë koalicioni i tyre. "E rëndëishme është të mbahen premtimet që u dhanë gjatë fushatës elektorale", tha ai. Për Çipën, e rëndësishme është që gjatë kësaj qeverisje Shqipëria t'i afrohet integrimit europian. Aleksandër Çipa tha se në PS është nisur në një pistë konstruktive dhe nuk mund të flitet për ndarje të saj. "Nëse në Kongresin e Jashtëzakonshëm do ketë konkurim të padrejtë, mund të kemi trauma në PS", shpjegoi ai. Çipa tha se fakti që Rama nuk fitoi, tregoi se ai gaboi. "Rama ka bërë gabime në mosrespektimin e statutit. E shoh Ramën si më të avantazhuarin që të mbetet në krye të PS, por çdo gjë është e lidhur me respektimin statutor", tha ai. Çipa tha se tashmë Rama mund të quhet Kryetari në detyrë i PS-së.