E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Miço nuk mund të garojë për kryetar partie

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut deklaron se Thoma Miço nuk mund të garojë për kreun e partisë pasi nuk është më anëtar i kësaj partie. I kontaktuar në telefon nga "Ora News", Dule thotë se Miço duhet ta ketë fjalën për Partinë Demokratike pjesë e së cilës është bërë që nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas z.Dule me siguri Miço flet për Partinë Demokratike pjesë e së cilës është dhe jo për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut. Madje sipas Vangjel Dules, Thoma Miço nuk ka asnjë funksion në PBDNJ. Konfliktet brenda Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë nisur muaj më parë pasi Dule kërkoi që të zëvendësonte në detyrën e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barkën me Anasatas Duron. Pas kësaj kërkesë, si Barka edhe Miço, akuzuan Dulen se po punon në kundërshtim me statutin dhe me frymën e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Madje kjo forcë politike hasi në një konflikt jo pak të vogël edhe përsa i përket bashkëpunimet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi një grup kërkoi të bashkëpunonte me Berishën ndërsa pjesa tjetër nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›