Çipa:"Sfida jonë,respektimi i kontratave të punës"
Days Partners Consulting i dhuron "Unionit të Gazetarëve" disa kompjutera të cilët do të ndihemojne në funksionimin sa më të mirë të kësaj organizate. Sipas kryetarit të "Unionit të Gazetarëve Aleksander Çipa, "Është hera e parë që kemi mundësinë për të pasur paisje, minimalisht të domosdoshme për funksionimin e një zyre organizatë, në mënyrë që të kryhen procedurat e regjistrimit ditore dhe të realizohet funksionimi i unionit". Sipas Çipit, ky fondacion do të mundësoje edhe lidhjen e kontakteve me unionet e gazetarëve që ndodhen në shtetet e tjera.Aleksandër Çipa tha se Unioni i Gazetarëve është më aktivi dhe numëron mbi 600 gazetarë. "Unioni i Gazetarëve është një union aktiv, ai numëron 640 gazetarë, që janë në angazhime ditore si gazetarë".Çipa deklaroi se Unioni është organizatë negociatore pë një sërë çështjesh që prek marrëdhëniet e punës të gazetarëve. "Aktualisht jemi ne negociata më Intitutin e Sigurimeve Shëndetësore për të krijuar një database për gazetarët profesionistë", shtoi Çipa. Sipas kryetarit të "Unionit të Gazetarëve" sfida e tyre është presioni pozitiv mbi partnerët social për të nënshkruar dhe respektuar kontratat e punës. Aleksandër Çipa theksoi se tashmë "Unioni i Gazetarëve" ka arritur një sërë partneritetesh më përfaqësues intitucional. "Kemi axhendë me gjithë hireariknë duke filluar nga presidenti tek përfaqësusit e tjerë institucional", shtoi ai. Sipas Çipës, "Unioni i Gazetarëve"ka një strategji që implementohet në marrëdhenie kolektive.