E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Parlamentit të Suedisë viziton sot Tiranën zyrtare



Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Uesterberg do të vizitojë sot Tiranën zyrtare me ftesë së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Gjatë kësaj vizite, kreu i Parlamentit suedez do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në këtë vizitë zyrtare ku do të takohet me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Ditën e sotme kreu i Parlamentit suedez, Uesterberg, në orën 13:30, do të pritet në takim nga kryetarja Topalli dhe në orën 14:00 do të japin një konferencë për shtyp. Në orën 18:00, kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Uesterberg, do të jetë i pranishëm në seancën plenare dhe do t’u drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në axhendën e takimeve të kryeparlamentarit Uesterberg parashikohen gjithashtu takimi me Presidentin e Republikës, me zëvendëskryetarin e Kuvendit, me zëvendëskryeministrin dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›