Çmendet Edvini, kërkon rritjen 50 përqind të taksave bashkiake
Këshilltarët e djathtë kundërshtuan me forcë ngritjen e taksave që shkon nga 35 deri në 50 përqind. Bashkia përveç rritjes drastike të taksave do t’u vejë qytetarëve dhe një taksë tjetër çka do të thotë një jetë akoma më e vështirë në Tiranë. Qytetarët e Tiranës janë të detyruar të përballojnë një rritje progressive në tre vitet e ardhshme, të paktën ky buxhet pritet të kaloi nga militantët e Edi Ramës në Bashki.
Politika e Bashkisë shkon në një drejtim të kundërt me atë të qeverisë përsa u perkat vjeljeve dhe uljeve të taksave. Kujtojmë që qeveria nga efikasiteti që pati në mbledhjen e taksave arriti ti ulë ato dhe të çojë kuvendit një buxhet suplementar. Nuk arrihet të shihet me realitet ngjarjet më të cilën po eçën metropolis I Shqipërisë. Prendetimi I këshilltarëve të majtë se Tirana ka një taksë shumë të ulët pastrami nuk merr vlera sepse kishillarët e djathtë e argumentuan me cilësinë e pastrimit në kryeqytet. Është lehtësisht e verifikueshme se Bashkia pikën e dobët të saj e ka në menaxhimin e pastrimit. Pastrimi me taksë më të lartë është absurditet sepse duhet pranuar që në pastrim bashkia ka dështuar. Nuk është e udhës që të ngresh taksat sepse nuk ke atësi t’i mbledhësh ato. Problemi mund të jetë më i madh dhe nuk do të ketë nevojë për rritje taksës nëqoftëse Bashkia rrit vjeljen e taksave që për hir të sëvërtetës len për të dëshiruar. Një realitet i hidhur që paraqitet është se pastrimi nuk i përmbush taksat që paguajnë qytetarët se cilësia që firmat e kontraktuara nga Bashkia për pastrim është dy herë më pak nga taksat që japin qytetarët. Duke folur ne diskutimin e buxhetin kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak Ferdinand Poni bëri thirje për maturi në vendosjen e tasave. Poni u shpreh se do të ishte e udhës që buxheti i Bashkisë së Tiranës të ishte një buxhet policentrik. Kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për transparencë në fonde nuk janë parë mirë çka le shkas për abuzime. Nuk bëhet e ditur se sa rrugë do të ndërtohen dhe sa do të shkoi kostoja e tyre. Nuk është e qartë dhe projektet bëhen si të pakuptueshme për vetë faktin e pasjes akses në të gjitha drejtimit. Një nga problemet e mos ndarjes së pushtetit nga Rama është dhe fakti se nuk tolerohet fare për mini bashkitë të cilët kanë shum pak kompetenca. Bashkia po merr dita-ditës pushtete që në kuadër të decentralizimit i takojnë pushtetit vendor, por “harron t’ua kalojë këto kompetenca Njësive Bashkiake” . Duke u ndalur në rëndësinë që e madhe që kanë qytetarët dhe jo vetëm për rritjen e taksave bashkia nuk resht së bëri retorika nga të cilat argumentat për rritjen e taksave e kthenë në një shaka sa për të thënë se shërbimet do të përmirësohen. Debati për buxhetin vjetor të Bashkisë së Tiranës u mbajt dje, pa gjetur asnjë frymë kompromisi dhe konsensusi tek këshilltarët e majtë, të cilët ishin gjithë kohës nën presionin e njerëzve të Edvinit, megjithatë si një shenjë vullnetmirë, debati nuk u bitis qysh mbrëmë, edhe pse duket se ka pak shanse që ndonjëri nga propozimet e këshilltarëve demokratë të mund të merret parasysh nga ana e mazhorancës së majtë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.