E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nga Berati e Meta nga Gjermania dënojnë me vdekje koalicionin opozitar

Politika e vjetër është kthyer tashmë togfjalin-armë kryesore me të cilën po zhvillohet lufta politike në kampin e majtë, në kutin në të cilën krerët e LSI dhe PS-së po thellojnë çdo ditë e më shumë hendekun mes tyre. Kështu psi akuzave të artikuluara dy ditë më parë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nuk ka kursyer as nga Gjermania, ku dje është mbajtur Konventa e Dytë e LSI-së në Europë, kritikat për lidershipin socialist dhe posaçërisht për kreun socialist Edi Rama. Duke u ndalur tek vlerat që ka anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Meta theksoi se nëse do të merret ftesa e anëtarësimit, imazhi i Shqipërisë do  të ndryshojë për mirë dhe do të ketë një vërshim të investimeve të huaja. Dhe mbi të gjitha duhet të realizohet një reformë zgjedhore serioze e cila sipas tij është bllokuar dhe zvbaritur nga dy patitë e mëdha dhe vaçanërisht PS-ja. Vetë kryesocialisti Rama ka braktisur sjelljen galante që e karakterizoi vizualisht 3 ditë më parë kur edhe LSI kumtoi daljen nga koalicioni. Nga Berati ai ka qenë në të njëjtën linjë me deputetin e zonës, nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Erion Braçe kur e ka etiketuar këtë lëvizje si pjesë të politikës së vjetër të motivuar tërësisht nga interesa pushtetore personale. “Artikulimet e djeshme të disa krerëve të partive opozitare kanë qenë të padenja pasi kanë sjellë në vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, politikën e vjetër të diversionit mes partive opozitare. Ajo që kemi parë këto dy ditë, është pjesë e lojës së vjetër dhe e politikës së vjetër, që qytetarët shqiptarë e kanë përbuzur në vijimësi dhe prej së cilës janë ndarë.Do doja të thoja gjithashtu, se ne vazhdojmë t'i mbajmë dyert hapur si partia më e madhe opozitare në Shqipëri edhe për lidershipin e LSI-së, apo edhe për lidershipin e partive të tjera opozitare. Pikërisht për këtë arsye lidershipi i LSI-së duhet të vërë interesat e shqiptarëve para interesave vetjake. Lidershipi i LSI-së duhet të bëhet pjesë e politikës së re, e cila në thelb të saj ka pikërisht interesat e shqiptarëve më shumë se interesat e karrigeve për një pushtet për të nesërmen” - deklaroi dje në Tiranë, Braçe. Nga ana tjetër, LSI ka replikuar me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Petrit Vasili, që pasi ka rikonfirmuar vendosmërinë e Lëvizjes Socialste për Integrim për të mos u kthyer pas ka përjashtuar mundësin e një kompromis të ngushtë me selinë rozë. “LSI nuk hyn në asnjë marrëveshje me subjekte apo faktorë politikë që kërkojnë të mbështesin sisteme zgjedhore që cënojnë votën e lirë dhe deformojnë vullnetin e popullit shqiptar. LSI përshëndet qendrimin e të gjitha forcave politike që janë shprehur në mbështetje të qëndrimit tonë parimor, në veçanti PDS-në dhe PAD-së dhe garantojmë votuesit shqiptarë se do të vazhdojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë faktorët e tjerë politikë për t’u bërë barrikadë ndaj tentativave djallëzore dhe të fshehta të politikës së vjetër të lidershipit PD-PS, që në 17 vjet kanë prodhuar zgjedhje të kontestuara dhe kosto të mëdha në kurriz të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë”- deklaroi ai, duke shtuar se lëvizja parimore për votën e lirë nuk ka asnjë lidhje me qëllimet e ngushta të Fatos Nanos, i cili mban po aq përgjegjësi sa lidershipi aktual i PS-së për situatën konfliktuale brenda së majtës. Vasili gjithashtu ka apeluar ndaj kryesocialistit Edi Rama që të heqë dorë nga interesat e vogla e
meskine e duke pranuar që të ulet me aleatët për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›