E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemikat, Alegri kërkon të ulë tonet

ROME-Pas dy ditësh të mbushura me polemika, trajneri i Milanit Masimiliano Alegri ka kërkuar të ulë tonet me Juventusin. “Më vjen keq për episodet e ndodhura në fushë, por janë gjëra që në futboll ndodhi, - tha Alegri. – Duhet më shumë qetësi edhe pse ishte normale që pas një ndeshjeje të tillë, të kishte pak zemërim. Arbitrat? Mendoj se ata duhet të lihen të qetë, përndryshe gabojnë. Para ndeshjes qe krijuar një tension i madh pa asnjë motiv. Fjalët e Bufon? Nuk dua të them asgjë”.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›