Juncker: S’ka ndihmë nëse pas zgjedhjeve Greqia braktis reformat
BRUKSEL - "Në qoftë se në Greqi pas zgjedhjeve thirren për të qeverisur politikanë, që do të tërhiqen nga programi i ndihmës, atëherë ne do të largohemi", paralajmëron presidenti i Eurogroup Jean-Claude Juncker, në një intervistë për gazetën Hannoversche Allgemeine.
Z. Juncker nuk e përjashton mundësinë që Greqia mund të kenë nevojë për ndihmë të re financiare, dhe thekson nevojën për reforma strukturore. "Unë nuk mendoj se Greqia mund të vendosë rregullin për 10 vjet", thotë presidenti i Eurogroup dhe vëren se "ajo që ka rëndësi për zonën e euros, nuk janë vetëm shkurtimet e kostove, por edhe reformat strukturore që do të hapin mundësi zhvillimi".
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse pas zgjedhjeve në Greqi nuk do të respektohen premtimet për reforma, Juncker tha se udhëheqësit e të dy partive më të mëdha greke u angazhuan me shkrim në mënyrë që të zbatojnë programin edhe pas zgjedhjeve parlamentare. "Nëse ndodh që partitë ekstremiste forcohen aq shumë dhe PASOK e Demokracia e Re të mos munden të qeverisin të vetme, por ftojnë për koalicion politikanë, që do të tërhiqen nga programi i ndihmës, atëherë edhe ne do të largohemi", tha ai.
Duke iu referuar problemit të transferimit të kapitalit grek jashtë vendit, zoti Juncker tha se eurozona nuk është një spektator që ulet dhe sodit sesi “fluturon” kapitali. "Grekët e pasur që për të shmangur taksat, veprojnë në dëm të popullit, duhet të identifikohen dhe dënohen. Kjo nuk është e lehtë, natyrisht, por duhet të gjehet një mënyrë", shprehet ai.