Grushti, Mekses tre ndeshje jashtë
ROME-Filip Mekses nuk do të luajë për 3 ndeshjet e radhës të Milanit, pas një grushti që ai i dha sulmuesit Marko Borrielo, në sfidën me Juventusin ditën e shtunë në mbrëmje. Ka qenë ky vendimi i gjykatësit sportiv, i cili gjithsesi ka falur Muntarin dhe Pirlon. Ganezi goditi Lishtajner me shpullë, ndërsa mesfushori bardhezi goditi me bërryl Van Bomel. Ndërkohë, paralajmërim për administratorin Adriano Galiani, pasi gjatë pushimit midis pjesëve, ka thënë shprehje fyese e provokuese për kundërshtarët.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)