E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech: Chelsea mund të luajë edhe pa Drogban

Portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk shqetësohet për faktin që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, do të mungojë muajin e ardhshëm.
Drogba, së bashku me afrikanët tjerë te Blutë (Salomon Kalou dhe Michael Essien) do të luajnë me përfaqësueset e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, ashtu që do të mungojnë për pesë javë nga fundi i dhjetorit.
"Mendoj se kemi bërë rotacion me lojtarët deri më tani dhe kemi pasur sukses, prandaj shpresojmë që sërish të ndodhë e njëjta gjë".
"Kuptohet që do të na mungojnë këta lojtarë, mirëpo duhet të përgatitemi për janar. E dinim se ata do të largoheshin, prandaj është vetëm çështje e përshtatjes".
"Kemi një skuadër me lojtarë të mirë, të cilët do ta kenë mundësinë të luajnë, dhe ata do të luajnë shumë mirë edhe për ne", ka thënë çeku për The London Informer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›