Ronaldo: Nuk jam xheloz për Messin

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i bindur që Lionel Messi do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA.
"Do të jetë një ndjenjë e madhe e kënaqësisë nëse unë e fitoj sërish. Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm dhe i madh është ky çmim".
"Jam ndiher i privilegjuar kur e fitova vitin e kaluar dhe jam i sigurt se fituesi i këtij viti do të kënaqet".
"Lionel Messi ka luajtur shumë mirë dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën. Ka gjasa se ai do ta fitojë çmimin, por Xavi dhe Iniesta, janë po ashtu të rëndësishëm për Barcën dhe po ashtu meritojnë ta fitojnë trofeun e lojtarit të vitit".
"Të gjithë e marrin atë që meritojnë dhe unë nuk jam xheloz ndaj Lionel. Do të dëshiroja të bëj ato që ka bërë ai dhe do të dëshiroja të bëj ato që kanë bërë lojtarët tjerë të nominuar", ka thënë Ronaldo gjatë një konference për shtyp.