Energjia,pensionistët: Duam rimbursim të plotë

Në Shqipëri rreth 325 mijë familje i marrin ilaçet me listë dhe rreth 320 mijë familje të tjera ndodhen në kufijtë e varfërisë. Kështu u shpreh kryetari i federatës së sindikatave të pensionistëve dhe të papunëve Isa Gorica.
Sipas tij rritja e çmimit të energjisë do rëndojë më tepër në xhepat e pensionistëve dhe të papunëve
"Pavarësisht se qeveria ka deklaruar për një rimbursim të një pjese të çmimit ne kërkojmë një rimbursim të plotë" deklaroi Gorica.
Ai shtoi gjithashtu se viti 2010 pritet të jetë një vit mjaft i vështirë për shqiptarët dhe rritja e çmimit pritet që të shkaktojë dhe një rritje të inflacionit. Ndërkohë Gorica përsëriti edhe njëherë kërkesën për aprovimin e ligjit për moshën e tretë si dhe hapjen e vendeve të punës.