Cech mungon për një muaj

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 18:15
Chelsea ka konfirmuar se portieri Petr Cech mund të qëndron jashtë fushës për një muaj pas një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.
Reprezentuesi çek ka dëmtuar një ligament në gjurin e tij dhe nuk do të jetë në dispozicion për tre deri në katër javë.
Lajmin e konfirmoi menaxheri i Chelseas Andre Villas-Boas i cili bëri të ditur se Cech do ti mungon ekipit duke filluar nga ndeshja e fundjavës në Stamford Bridge kundër West Bromwichit.
Portieri portugez Hilario pritet të paraqitet para Ross Turnbull në mungesë të Cechut.