E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger s’ka frikë të shpenzon

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 19:20

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka paralajmëruar se mund të shpenzon mbi 40 milionë funte në angazhimin e përforcimeve në Emirates.

Strategu francez nga shumëkush shihet si tepër i kujdesshëm në afatet kalimtare për dallim nga rivalët Manchester United, City dhe Chelsea që shpenzojnë pothuajse vazhdimisht në përmirësimin e skuadrave të tyre.

Por, Wenger ka përkrahur marrëveshjet e tij duke theksuar se do të ishte i lumtur të shpenzon 40 milionë funte nëse gjen futbollistin e duhur.

“Do të paguaj 30 milionë, ose edhe 40 nëse gjej futbollistin e duhur. Por, nuk është çështje e parave, është në pyetje kualiteti që gjejmë. Mendoj se kam reputacion të fuqishëm për mos shpenzim të parave por nuk dua të shpenzoj para në futbollistë mesatar” tha ai për Sky Sports News.

Ai shtoi se klubi ka plot skaut në mbarë botën.

“Nuk kemi frikë të shpenzojmë para kur mendojmë se është e drejtë. Tifozët kanë më tepër arsye të jenë krenar për këtë klub, vlerat, mënyra si funksionin klubi, ndërtimi i klubit, në vend të zemërimit me klubin. Sigurisht se duam të fitojmë tituj, kemi qenë shumë afër vitin e kaluar dhe mendoj se duhet të qëndrojmë të bashkuar. Nëse nuk jeni të bashkuar, nuk kemi gjasa” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›