Ronaldinho kthehet në Kombëtare

Dy herë futbollisti më i mirë i vitit në botë Ronaldinho është kthyer në ekipin e Brazilit për herë të parë nga nëntori.
Selektori Mano Menezes emëroi 31 vjeçarin në skuadrën e tij për miqësoren kundër Ganës që do të zhvillohet në stadiumin Craven Cottage në Londër më 5 shtator.
Ronaldinho mungoi në Kampionatin botëror 2010 dhe ishte ftuar vetëm një herë më parë nga Menezes, në humbjen 1-0 nga Argjentina në nëntor të vitit të kaluar.
Mbrojtësi i majtë i Real Madridit Marcelo dhe sulmuesi i Portos, Hulk po ashtu janë përfshirë në skuadër sikurse edhe Neymar, Pablo Henrique Ganso, Lucas dhe Robinho.
Leite Kaka mbetet jashtë ekipit derisa Menezes vazhdon të pret përmirësimin e formës së mesfushorit me Real Madridin.
Mbrojtësi i djathtë i Interit Maicon, mbrojtësi i majtë i Fenerbahces Andre Santos dhe mesfushori i Chelseas Ramires mungojnë. Brazili vjen pas humbjes 3-2 nga Gjermania në miqësoren e zhvilluar në Stuttgart javën e kaluar.