Di Natale synon het-trik të Këpucës së Artë
Sulmuesi i Udineses, Antonio Di Natale synon të vazhdojë shënimin e golave dhe të përfundojë si realizatori më i mirë në Serie A për sezonin e tretë të njëpasnjëshëm.
33-vjeçari shënoi 57 gola në ligë në dy sezonet e fundit dhe i ndihmoi Udineses të zërë një vend në kualifikime për në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e katërt në Serie A.
Di Natale fitoi çmimin Capocannoniere për dy vite me radhë dhe synon të kompletojë het-trikun duke kryesuar listën e realizatorëve edhe në sezonin e ri.
“Është ëndërr e imja të fitoj titullin Capocannoniere për sezonin e tretë të njëpasnjëshëm në Serie A. Ndihem në formë të mirë para sezonit të ri dhe sigurisht se do të bëj përpjekje maksimale. Është synim i imi”, tha ai për magazinën Calcio 2000.
Sulmuesi italian po ashtu përkrahet nga tifozët e Udineses për qëndrimin e tij në klub. “Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me familjen Pozzo. Po ashtu, kam raport të mirë me tifozët. Këto janë arsyet pse jam i bindur se do të mbetem këtu për pjesën e mbetur të karrierës sime”, përfundoi ai.