Cefa nga Korca Ndeshkim sa me te rende per autoret e krimeve

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të krimeve nenkryetari KLD-së Elvis Cefa ka kërkuar nga gjyqtarët që të ashpërsojnë dënimet ndaj autorëve të tyre . Kjo sipas tij kjo i shërben politikës penale jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe parandalimin e krimeve të rënda. Ai ka garantuar se reforma në gjyqësor do të jetë një proçes objektiv, duke bërë të mundur, që promovimi dhe transferimi i gjyqtarëve, të mbahet jashtë dhe larg çdo pazari politik dhe jopolitik.I pranishëm gjatë analizës vjetore të punës së gjykatës së shkallës së parë të Korçës ,Çefa,ka theksuar se përtej rezultateve dhe shifrave, imazhi i njerëzve që japin drejtësi duhet të përmirësohet por,sidomos krijimi i bindjes tek publiku se gjyqtarët janë të pavarur dhe të paanshëm.