E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohen dy seksere per korrupsion pasiv

Dy sekserë kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndalimi i këtyre personave është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në muajin Qershor 2012, me premtimin se do ti siguronin një vend pune si mësuese në Drejtorinë Arsimore Vlorë vajzës së shtetasit me inicale M. A., i kanë marrë këtij të fundit shumën prej 3 mijë euro.
Të arrestuarit janë Luan Birçaj 49 vjec , banues në lagjen “Pavarësia Vlorë dhe Ilirjan Mezinaj 50 vjec , banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›