Ceka: Jo në takim me Edi Ramën, ka shkelur marrëveshjen
Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, tha dje se nuk do të marrë pjesë në takimin me Edi ramin dhe kryetarët e tjetër të partive opozitare. Këtë qëndrim të tij Ceka e motivon me faktin se Rama ende nuk ka dhënë shkaqet e prishjes së marrëveshjes së parë të partive opozitare, e cila kishte objektiva të qarta dhe të pranuara nga të gjithë. Nuk do marrim pjesë në takim me një person që ka shkelur një marrëveshje të partive opozitare. Rama duhet të sqarojë rrethanat dhe arsyet e prishjes së marrëveshjes së parë të partive opozitare”, tha Ceka. Kreu i PAD-së u shpreh gjithashtu kundër pjesëmarrjes dhe në protestën e ditës së premte të lajmëruar nga Partia Socialiste. “Nuk mund të mashtrojmë qytetarët e Tiranës, pasi Rama i mashtroi ata”, tha Ceka. Sipas tij, Edi Rama ka manipuluar protestën e parë të opozitës së bashkuar. “Nuk do t’i bashkohemi ftesës së Partisë Socialiste, pasi Edi Rama është njeriu që manipulon protestat e opozitës. Mesazhin e bashkimit tonë dhe të kërkimit të daljes para drejtësisë së përgjegjësve të tragjedisë së gërdecit, Rama e manipuloi duke bërë marrëveshje të fshehta me Sali Berishën”, tha Ceka. Duke aluduar për ndonjë prapaskenë të kësaj proteste, Ceka u shpreh se nuk e dimë se çfarë marrëveshje të re ka përgatitur Rama pas marshimit të dytë me qytetarët e kryeqytetit”.