“Pse s’u mbrojt Kosta Trebicka”
Denoncuesi publik i tregtisë së fishekëve kinezë, të dërguar nga Shqipëria në Afganistan, nuk ka dëshmuar për një vepër penale për të cilën ligji parashikon mbrojtjen e dëshmitarit.
Trazhgim Sokolaj
“Në kohën kur është marrë në pyetje Kosta Trebicka, Prokuroria po hetonte dosjen “Gërdeci” për akuzën e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit, ndërsa për shpërdorim detyre po hetohej Fatmir Mediu”, thanë burimet zyrtare nga organi i akuzës. Sipas tyre, ligji nuk parashikon mbrojtjen e personave, që dëshmojnë për vepra të tilla penale. Statusi i Kosta Trebickës si dëshmitar në dosjen “Gërdeci” dhe hetimin paralel për tregtinë e fishekëve, si dhe mungesa e mbrojtjes shtetërore, kanë shkaktuar debat këto ditë. Prokuroria e Përgjithshme, organi që duhej të kërkonte mbrojtjen e Trebickës, reagoi fillimisht duke thënë se nuk ka pasur informata për kërcënimin e biznesmenit shqiptaro-amerikan. Pas kësaj, në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme lëshoi akuza ministri i Drejtësisë Alibeaj, i cili tha se institucioni i drejtuar nga Ina Rama, edhe pse ngarkohet nga ligji, nuk kishte kërkuar mbrojtjen e Kosta Trebickës. Pas kësaj akuze të ministrit të Drejtësisë, prokurorja e Përgjithshme tha dje se në fakt, kreu i dikasterit të drejtësisë nuk ka si të ketë informacion për çështjen e dëshmitarëve të drejtësisë, pasi në këtë fushë, gjithçka klasifikohet me ligj si sekret. Të dhënat sipas ligjit, dihen vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Komisioni përkatës, që merr vendimet lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Mungesa e mbrojtjes
Organi qendror i akuzës tha dje se, ligji shqiptar “për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, ishte i pazbatueshëm në rastin e Kosta Trebickës. Kjo, siç duket, më tepër për shkak të kualifikimit ligjor, që Prokuroria i bëri në muajt e parë hetimit të tragjedisë së Gërdecit, sesa nga mangësitë e ligjit “për mbrojtjen e dëshmitarëve”. Sipas Prokurorisë, ligji në fjalë parashikon marrjen e masave mbrojtëse vetëm për ata persona, të cilët kanë dëshmuar për krime të rënda, raste të krimit të organizuar dhe që janë të rrezikuar për shkak të atyre dëshmive. Organi qendror i akuzës tha se veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të rregullave për lëndët plasëse”, mbi të cilat po hetohej kur u pyet Trebicka, nuk hyjnë në fakt në kategorinë e krimeve të rënda, pavarësisht pasojave katastrofike të ngjarjes së Gërdecit. Në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, në nenin 2 të tij në fakt, caktohet një listë e atyre veprave penale, dëshmitarët e të cilave merren në mbrojtje. Shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e rregullave të sigurimit për lëndët plasëse nuk bëjnë pjesë në këtë listë në fakt, por aty ndodhet një vepër tjetër, ajo e vrasjes së më shumë se dy personave, akuzë e cila u ngrit ndaj të pandehurve të dosjes “Gërdeci”, pasi Prokuroria kishte pyetur Kosta Trebickën, por në kohën që ai ende ishte gjallë. Lidhur me këtë, Prokuroria i mëshon me forcë argumentit se nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar apo policor për rrezik eventual ndaj biznesmenit 52-vjeçar Kosta Trebicka.
Kushtet e ligjit
Ligji “Për mbrojtjen e dëshmitarëve”, parashikon se personat e veçantë duhet të mbrohen, kur deklarimet e tyre “përbëjnë prova vendimtare për një procedim penal për krime të rënda” (neni 8). Ligji në fjalë, në të njëjtin nen, parashikon marrjen e masave mbrojtëse edhe për personat që ndihmojnë drejtësinë në parandalimin e një krimi të rëndë ose rikuperimin e pasojave të tij. Gjithsesi, në ligj thuhet qartë se, një nga dy kushtet e mbrojtjes, është ai i rrezikut ndaj personit që ka dhënë dëshminë apo ka bërë denoncimin. Por ligji nuk bën sqarime lidhur me këtë pikë, nëse është institucioni që merr dëshminë, ai që parashikon rrezikun që i kanoset dëshmitarit, apo është ky i fundit që duhet të lajmërojë autoritetet për këtë gjë. Gjatë këtyre ditëve, policia dhe Prokuroria i kanë mëshuar fort këtij argumenti, sipas të cilit Kosta Trebicka nuk kishte lajmëruar ndonjë rrezik që i kanosej pas dëshmive të dhëna në media dhe në Prokurori.
Kushtet e mbrojtjes
Neni 8 i ligjit
Zbatimi i masave të posaçme të mbrojtjes për dëshmitarin e drejtësisë vendoset vetëm, nëse ai ndodhet në gjendje rreziku aktual, konkret dhe serioz, është i përshtatshëm për t’u përfshirë në këto masa dhe me kusht që me vullnetin e vet të lirë pranon dhe merr pjesë aktivisht në zbatimin e tyre.
a) kur dëshmitë përbëjnë prova vendimtare për një procedim penal për krime të rënda
b) ndihmojnë në parandalimin e kryerjes së krimeve të rënda ose në zvogëlimin e pasojave, që shkaktohen prej tyre
c) kur dëshmitë ndihmojnë për riparimin e dëmeve dhe të humbjeve të shkaktuara nga kryerja e krimeve të rënda
Sollaku: Nëse hetohet për trafik armësh, Trebicka duhej mbrojtur
TIRANE – Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku tha dje se, dy janë kushtet ligjore për mbrojtjen e një dëshmitari. “Një dëshmitar mund të mbrohet nëse plotësohen dy kushte: së pari, ai ka dëshmuar për një krim të rëndë siç parashikon ligji dhe së dyti, ky dëshmitar për shkak të kësaj dëshmie të ndodhet në një gjendje rreziku konkret dhe serioz, por jo hipotetik. Rreziku vlerësohet rast pas rasti nga organi propozues, që është Prokurori i Përgjithshëm, dhe komisioni vendimmarrës, që përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë e që drejtohet nga zv/ministri i Brendshëm”. Sipas ish-kryeprokurorit, për rastin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, i cili u gjet i vdekur javën që shkoi, duhet parë se për çfarë vepre penale ka dëshmuar i ndjeri Trebicka. “Nëse dëshmia e tij ka lidhje vetëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës, siç po procedohet zoti Mediu, formalisht rasti nuk plotësonte kriterin e parë të ligjit, sepse shpërdorimi i detyrës nuk konsiderohet krim i rëndë. Por nëse dëshmia e tij ka lidhje me trafik armësh, atëherë po”, sqaroi ish-kreu i akuzës shqiptare. Ai tha megjithatë, se vepra penale për të cilën është dhënë dëshmia, është kriteri i parë, i cili është i pamjaftueshëm për t’u mbrojtur një dëshmitar. “Duhet të plotësohet edhe kushti i dytë. Pra, të ketë ekzistuar edhe gjendja e rrezikut. Me fjalë të tjera a ka pasur Prokuroria dhe policia informacione, të dhëna, ankesë nga i ndjeri, që bënin fjalë për rrezikimin e jetës së tij? Në varësi të kësaj përgjigje, varet edhe përgjigjja tjetër, duhej apo jo të kishte mbrojtje dëshmitari Trebicka”, vijoi dje Sollaku sqarimin e tij. Ai nënvizoi se gjithsesi, shteti ka për detyrë, që nëse ka informacione serioze se dikujt i kërcënohet jeta, pavarësisht është dëshmitar apo jo, ka për detyrë të mbrojë jetën e individit.
Mjekësia Ligjore: Dalin sot analizat e Trebickës
TIRANE - Ekspertët mjeko-ligjorë pritet të përfundojnë sot një pjesë të analizave të mbetura, për të plotësuar tërësinë e akteve të ekspertimeve të tyre në lidhje me aksidentin e Kosta Trebickës. Një fakt i tillë është bërë i ditur dje për gazetën “Panorama”, nga burime të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilat pohuan se pjesa më e madhe e ekspertimeve kanë përfunduar dhe të tjerat janë drejt përfundimit. Sipas të njëjtit burim, pritet një përgjigje nga laboratorët përkatës, përsa i përket analizave toksikologjike të përmbajtjes apo jo të alkoolit në gjak si dhe atyre biologjike. Kampionet e gjakut të marra në vendin e ngjarjes nga ekspertët mjeko-ligjorë, janë autorizuar nga hetuesit që t’iu kryhen ekzaminime toksikologjike dhe biologjike. Po kështu një pjesë e ekzaminimeve kimike pritet të përfundojnë së kryeri nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore dhe të Institutit të Policisë së Shtetit, mbi përmbajtje të mundshme të kësaj natyre të gjetura në pjesë të ndryshme të trupit të viktimës, apo në vendin e ngjarjes. d.b
Dervishi: Aksidenti? Kosta Trebicka u eliminua
Aristir Lumezi
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Qarkut Tiranë, Albert Dervishi, deklaroi dje se Kosta Trebicka është eliminuar.
Këtë deklaratë Dervishi e bëri gjatë një debati të organizuar nga lëvizja “G99” për sigurinë e jetës në vend, ku ka pohuar se krimi i organizuar implikon dhe po ndikon rëndë në të gjitha institucionet shqiptare. “Ngjarja e rëndë e Gërdecit e tregoi paaftësinë dhe dështimin e 11 institucioneve qeveritare. Apo ngjarja më e fundit eliminimi i dëshmitarit kyç të kësaj ngjarjeje, Kosta Trebicka, kërcënimi i deputetëve me jetën në sallën e parlamentit. Ndikimi i krimit të organizuar në segmente të ndryshme të politikës ka vështirësuar funksionimin normal të jetës politike, shoqërore, qytetare dhe ka rritur ndjeshëm pasigurinë e jetës në Shqipëri”, u shpreh Dervishi. Ish-kreu i policisë së Tiranës nënvijëzoi se, “krimi i organizuar është një rrezik potencial, pasi praktika ka diktuar që ai vazhdimisht strukturohet, organizohet dhe përpiqet të influencojë në institucionet shtetërore, me qëllim paralizimin e institucioneve që e luftojnë atë”. Albert Dervishi, Besnik Shehu, Besnik Bakiu, Mithat Tola ishin disa nga referuesit në tryezën e djeshme.
Ekspertë të tjerë që morën fjalën u ndalën në praktikat e theksuara nepotike dhe krahinore që kanë kapur Policinë e Shtetit. Sipas tyre, largimi i ekspertëve të strukturave të rendit, të cilët janë trajnuar për vite me radhë dhe nga institucionet monitoruese ndërkombëtare, janë një nga shkaqet e tronditjes së sigurisë së qytetarëve në vend. “Ka një rrjet bodigardësh, kryesisht tropojanë, në pikat nevralgjike të Policisë së Shtetit, të cilët kontrollojnë të gjitha lëvizjet, por dhe trafiqet në vend”, janë shprehur ekspertë të policisë në tryezën e djeshme. Tragjedia e Gërdecit dhe humbja e jetës në mënyrë ende misterioze e dëshmitarit kryesor të aferës së armëve që kishte lidhje me municionet në Gërdec, kanë tronditur rëndë sigurinë në vend. Besnik Shehu, një ish-funksionar i lartë i Ministrisë së Rendit, shpjegoi se siguria është pronë publike dhe si e tillë ajo i duhet rikthyer qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij, drejtori i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, theksoi mirënjohjen për kontributin dhe punën e këtyre profesionistëve seriozë, të cilëve u ka munguar për një kohë të gjatë vlerësimi. Në lidhje me sigurinë e jetës në Shqipëri, Veliaj theksoi se “është e trishtueshme të shohësh kryeministrin e këtij vendi teksa flet për asete kombëtare dhe nuk respekton asetin më të çmuar, që është jeta e qytetarëve shqiptarë”. Sipas tij, pseudoreforma e zhvilluar, veshja e saj me aureolën ligjore, por me të tjera principe, numëron sot mbi 3500 punonjës policie të niveleve të ndryshme drejtuese dhe zbatuese, me arsimime dhe kualifikime brenda dhe jashtë vendit, jashtë saj, duke vërtetuar kështu qëllimin e vërtetë të saj. Ish-funksionarët e lartë shprehën ankesën se nuk tregohet asnjë lloj respekti për punonjësit e policisë, statusi i të cilëve duhet rishikuar dhe bënë thirrje për kujdes në strategjitë që kopjohen pa kujdes nga praktikat ndërkombëtare dhe implementohen pa efiçencë në vend.
Dosja regjistrohet si aksident
TIRANE – “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”. Kjo është referenca ligjore mbi bazën e të cilës është regjistruar në Prokurorinë e Korçës, procedimi penal në të cilin po hetohet ngjarja e ndodhur me biznesmenin shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Prokuroria e Korçës ka regjistruar në hetim dosjen nr.1006 për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit”, pas lajmërimit për ngjarjen e ndodhur me Kosta Trebickën dhe mbërritjes së materialeve të para hetimore. Duket se Prokuroria e ka “para-gjykuar” ngjarjen që në fillim si një aksident, megjithatë burimet nga organi qendror i akuzës thonë se, nëse dalin prova të tjera, klasifikimi ligjor i ngjarjes mund të rishikohet. t.s