Samoa njeh shtetin e Kosovës
Vendi i 47-të i botës njohu pavarësinë e Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mbërritur njohja zyrtare e Republikës nga qeveria e shtetit të Samoas. Nota verbale e njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës është nënshkruar nga kryeministri i shtetit të pavarur të Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi. Shteti i pavarur i Samoas gjendet në pjesën jugore të Oqeanit Pacifik. Ky vend është pavarësuar nga Zelanda e Re më 1 janar 1962.