Rama: Ftova dhe Dulen në tryezë
Kreu socialist Edi Rama bëri dje publik faktin që në takimin e sotëm me kryetarët e partive opozitare ka ftuar dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Aristir Lumezi
Pas zgjedhjeve të 2005-ës, PBDNJ rikthehet për herë të parë në diskutimet me partitë e majta. Dhe pse e rreshtuar me maxhorancën qeverisëse, e përfaqësuar me një portofol ministror, duket se PBDNJ vazhdon të mbajë pozicionin e qendrës, e kuptuar kjo dhe nga kreu socialist, i cili e përfshin në diskutimin me partitë opozitare. “Unë kam thirrur për një diskutim për sigurinë dhe drejtësinë dhe mbi nevojën e një qëndrimi të përbashkët të sa më shumë forcash politike, që nuk do i kufizoja thjeshtë të opozitës, të cilat duhet të marrin përgjegjësi dhe me shpresën se të gjithë së bashku, duke u ngritur mbi interesat e pjesshme dhe mbi debatin e ditës, sepse kjo është nevojë e njerëzve dhe ne jemi të detyruar të flasim sot edhe për ata që nuk i përfaqësojmë drejtpërdrejtë, që kanë shqiptarët dhe shqiptaret që kanë votuar për Partinë Demokratike, që edhe nesër do të vazhdojnë të besojnë te kjo parti, por që sot janë njësoj të pasigurt dhe njësoj të etur për drejtësi, për shkak të lidershipit të Partisë Demokratike dhe të keqqeverisjes së Partisë Demokratike”, u shpreh Rama. Kreu socialist e konsideroi takimin e sotëm me kryetarët e partive politike si mjaft të rëndësishëm politikisht dhe të ndarë nga interesat e vogla partiake. “Këtu flasim për çështje shumë madhore, për një vend shumë të tronditur, për ngjarje që kanë krijuar pasigurinë për jetën dhe njëkohësisht që kanë krijuar mosbesim të madh te shteti, po flasim për një nga ato momentet që njerëzit që dhe partitë duhet të ngrihen mbi vetveten dhe nuk mund që këtë domosdoshmëri ta ulim në nivelin e politikës së taktikave të vogla dhe të gërr-mërit tradicional, që nuk më intereson dhe nuk më motivon të merrem me politikë, pasi besoj se ka gjëra shumë të mëdha, të rëndësishme, pasionuese në hapësirën e jetës politike, se sa këto që për mua janë pjesë e politikës së vjetër të së shkuarës”, tha Rama. Duke folur për akuzat e ndërsjella mes PS-së dhe LSI-së, kryetari i selisë rozë shprehet se PS-ja është munduar të shmangë akuzat dhe shpifjet ndaj kolegëve të saj të LSI-së. “Këtu ka një politikë të nxitur nga mllefi dhe të artikuluar me akuza, shpifje, me insinuata të padenja nga njëra anë dhe ka një politikë qytetare të artikuluar në reagime të përmbajtura dhe më shumë me shikime të nevojshme për publikun, kjo është pjesa jonë. Nuk kam akuzuar dhe nuk akuzoj kënd, sepse unë nuk jam në këtë mision për të akuzuar njerëz, për të shtuar energjitë negative që janë me tepri në debatin politik, për të pezmatuar akoma më shumë ata që ndjekin, ata që kërkojnë prej nesh t’i përfaqësojmë. Jam këtu për të udhëhequr një proces transformimesh të mëdha që fillojnë nga transformimi i procesit politik”, tha Rama.
Kreu socialist nuk pranoi dje se ka bërë një pakt me Sali Berishën, por vetëm me PD-në dhe maxhorancën për reformat e mëdha. “Kemi propozuar paktin kombëtar për drejtësinë, nuk kemi propozuar një marrëveshje me Sali Berishën, apo me PD-në në kurriz të drejtësisë, por kemi propozuar që Sali Berisha, PD-ja dhe të gjithë të tjerët ta votojnë atë pakt, siç e votuan në parlamentin spanjoll të gjitha forcat politike, ata që deri para formimit të parlamentit ishin dy anët e barrikadës me pushkë kundër njëri-tjetrit, duke vendosur që drejtësinë ta lënë të qetë dhe duke e sanksionuar këtë në një vendim sovran të parlamentit”, tha Rama.