“E dyshimtë protesta pas 6 muajsh”
Deputeti socialist, Petro Koçi, e konsideroi të dyshimtë organizimin e protestës për Gërdecin në 6-mujorin e saj. “Të kërkosh vetëm tani 6 muaj pas tragjedisë takim për Gërdecin është jo serioze dhe e dyshimtë. Aq më tepër kur pas Gërdecit ishte vetë Rama që noterizoi me grupin e tij parlamentar vënien e Parlamentit nën kontrollin e Berishës”, tha Koçi. Ai hodhi akuza ndaj lidershipit të PS për mungesë distancomi nga bosi i Gërdecit. “Ndërkohë në PS s’është ndërmarrë asnjë përpjekje për t’u distancuar nga krahu politik i bosit të Gërdecit, njëkohësisht bos ndërtimesh në Tiranë, që ka nën kontroll vendimmarrjen politike në parti. Është e pamoralshme që krahu politik i bosit të Gërdecit në PS të organizojë protesta për të kërkuar drejtësi”, tha Koçi.