Kryesia e LSI: Në takim për të larguar Berishën
Shkojmë në takimin me kreun socialist vetëm me një që-llim; largimin e Berishës.
Aristir Lumezi
Kryesia e LSI-së gjatë mbrëmjes së djeshme vendosi që në qendër të takimit të sotëm me krerët e partive opozitare, të kërkohet vetëm largimi i Berishës dhe asgjë tjetër.
“Ne vlerësojmë se opozita duhet të jetë e koordinuar për t’i imponuar dorëheqjen e menjëhershme Sali Berishës”, tha dje pas mbledhjes së kryesisë Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp. Ndryshe nga kreu socialist, i cili qëllimin e këtij takimi e vendos mbi shkallën e ulët të sigurisë në vend, nisur nga tragjedia e Gërdecit dhe vdekja e dyshimtë e biznesmenit Kosta Trebicka, LSI kërkon largimin e njeriut, i cili është etiketuar nga të gjitha partitë opozitare si përgjegjësi kryesor i kësaj situate. Duke përcaktuar qartë piketat mbi të cilat duhet vendosur tryeza e sotme, të cilat përkojnë dhe me shqetësimin e shprehur nga kryetari socialist Edi Rama, kryesia e LSI-së vendosi se, “duke mos pasur asnjë iluzion se me Sali Berishën s’mund të ndërmerren reforma institucionale apo të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, opozita të ndërpresë të gjithë veprimtarinë parlamentare deri në dorëheqjen e Sali Berishës”. Duke parë agravimin e situatës së sigurisë në vend, por dhe keqqeverisjen e vendit dhe mungesën e gjatë të reformave, kryesia e LSI-së kërkon që të ndërpritet çdo lloj bashkëpunimi me Sali Berishën dhe maxhorancën e tij. “Të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet institucionale e politike të gjithë partive opozitare me Sali Berishën, me një kryeministër që vret qytetarët e vet, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi njerëzore, morale e politike”, shprehet kryesia e LSI-së në vendimin e saj. Kryesia e LSI-së kërkon bashkërendimin e të gjitha veprimeve opozitare me një qëllim të vetëm. “Të përqendrohen gjithë energjitë politike në një veprim të koordinuar demokratik opozitar, parlamentar dhe jo parlamentar, duke përcaktuar si kryeprioritet largimin e menjëhershëm të Sali Berishës”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Vasili. Kryesia e LSI-së vlerësoi dje shqetësimin e kryetarit socialist për sigurinë në vend. “Kryesia mori në konsideratë edhe shqetësimet e kryetarit të PS-së, Edi Rama, të shprehura në letrën dërguar kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, ku kërkohet që opozita të flasë me një zë të vetëm për sigurinë dhe drejtësinë e munguar në vend”, shprehet kryesia. Sipas sekretarit të Përgjithshëm, Vasili, “LSI përsërit qëndrimin e saj se situata e sigurisë dhe mungesa e drejtësisë, janë pasojë e kapjes së shtetit nga Sali Berisha, e shkatërrimit prej tij të Kushtetutës, dhe uzurpimit të institucioneve të pavarura, korrupsionit gjithnjë në rritje dhe reformave të munguara”.
Kreu socialist kërkoi përmes një letre dërguar të gjithë kryetarëve të partive opozitare, që takimi i tyre të zhvillohet në hotel “Sheraton” sot në orën 12:00. Ky është takimi i parë i tyre që pas një propozimi për sistemin zgjedhor, para se ato të shkonin në Kuvend, që Edi Rama u dha homologëve të tij opozitarë. Në qendër të debatit për Reformën Zgjedhore, për të cilën kanë shprehur shqetësim dhe faktori ndërkombëtar, opozita e ngarkuar dhe nga ngjarjet e fundit tragjike, është ftuar të diskutojë rreth çështjeve të sigurisë dhe drejtësisë në vend. Pas Gërdecit dhe veçanërisht gjatë procesit të përcaktimit të sistemit zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese, ka qenë kërkesa e përsëritur e kryetarëve të partive të vogla opozitare për thirrjen e tryezave të partive të tyre për të unifikuar qëndrimet e tyre. Që prej prishjes së koalicionit të majtë opozitar, pas zgjedhjeve vendore në shkurt 2007, kjo është hera e parë që kryetari socialist i fton kryetarët e partive opozitare të ulen dhe të diskutojnë rreth çështjeve të reformave.
Helsinki: Reforma Zgjedhore pa transparencë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmes një letre drejtuar bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm parlamentar shprehu shqetësimin për vonesën e theksuar dhe të pajustifikuar lidhur me realizimin e detyrës për ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor, gjë që kërkon ndërhyrje të shumta dhe thelbësore. Duke iu drejtuar Ilir Rusmalit dhe Fatmir Xhafajt, Komiteti i Helsinkit shprehet se afatet për realizimin e Reformës Zgjedhore duket se nuk do të përmbushen, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme. “KSHH nuk paragjykon aftësitë dhe kontributin e specialistëve të angazhuar në këtë komision, por siç dihet, për vonesat e këtij procesi, Komisioni është përgjegjës para Kuvendit. KSHH nuk paragjykon punën e Komisionit në tërësi, por tërheq vëmendjen fakti i një pune relativisht të mbyllur, jo transparente për publikun. Informacionet që jepen në media janë të cunguara dhe se çështjet kryesore nuk diskutohen në publik dhe media. Duke patur parasysh se Kodi Zgjedhor, për nga rëndësia e tij, vjen pas Kushtetutës së RSH-së, mungesa e transparencës dhe e debatit paraprak, gjithëpërfshirës mund të shoqërohet me vonesa të mëtejshme dhe me pasoja të dëmshme”, shprehet në letrën e tij KSHH. Krahas reformës ligjore, Helsinki i kushton rëndësi dhe infrastrukturës zgjedhore. Përmes disa propozimeve kërkohet rritja e transparencës së punës së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën dhe njëkohësisht dhe një përcaktim të qartë të punës së tij. Helsinki kërkon gjithashtu dhe një diskutim të draftit përfundimtar me të gjitha grupet e interesit dhe me ekspertë jashtë partive politike. a.l.
Propozimet e kshH
Mbledhjet e Komisionit për Reformën Zgjedhore të jenë të programuara dhe të hapura për median
Të bëhen publike dispozitat e shqyrtuara dhe të miratuara deri më sot
Zgjatja e mundshme e mandatit të Komisionit të ishte rrjedhojë e informimit të Kuvendit
Para kalimit të projektit në Kuvend, projekti përkatës të bëhet publik dhe t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë në publik dhe në grupet e interesit