"Do ndjekim shembullin e BE dhe SHBA"
Kroacia ka vendosur të dalë me të njëtin qëndrim si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për sa i përket nismës që do të paraqesë Serbia në Asamblenë e OKB-së në shtator, mbi shqyrtimin e shpalljes s pavarsisë në Hagë. Gjatë mandatit të saj dy vjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ajo do të ecë përkrah perndimorëve. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri kroat, Ivo Sanader, pas një takimi të zhvilluar në Bruksel me kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.