E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi apel Berishës: Hiq dorë nga mandati i Fierit, do përballësh me protesta

Menjëherë pas deklaratës së KQZ ku shpalli fituese të zgjedhjeve Partinë Demokratike më 71 mandate, ka reaguar Gramoz Ruçi, Kryetari i Asamblesë Kombëtare i Partisë Socialiste, i cili i bëri apel Berishës të heqë dorë nga mandati i 9 i PS në qarkun e Fierit përndryshe do të përballet me protesta të fuqishme në rrugë. Sali Berisha me kukullën e tij Arben Ristani, provokoi edhe një herë një popull të tërë, që për shkak të tij dhe të degjenerimit të procesit zgjedhor, ky popull nuk di akoma rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.Ai duke nxjerrë përpara shqiptarëve kukullën e tij të KQZ, për të folur për të ashtuquajtura rezultate paraprake, Sali Berisha vazhdon të shkelë standardet, vazhdon të bëjë veprimet e tija të dëshpëruara për të marrë në rrugë të paligjshme mandatin e kryeministrit që populli shqiptar nuk ia dha, theksoi Ruçi. Më tej, ai theksoi se nuk ka asnjë rezultat paraprak që i jep Berishës mandatin e 71, si kundër deklaroi kukulla e tij në krye të KQZ.Ruçi theksoi gjithashtu se mbetet ende kohë për tu para qarku i Beratit ku PS i ka të gjitha mundësitë për të marrë edhe një mandat tjetër, ashtu si kundër mbetet për tu parë se çfarë është bërë me kutitë e tjera në Tiranë dhe Fier. Duke u kthyer te deklarata provokuese, në emër të PS i bëj apel Berishës: Hiq dorë nga ideja se mund ti imponohesh popullit shqiptar si kryeministër duke organizuar horra për të manipuluar procesin. Horra që nxjerr nga burgjet me foristrada e me armë si dhe ata që nxjerr me kollare si Olli. I them mos e merr për dobësi sepse ne vërtetë jemi këtu për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor por jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë që populli ka futur në kutinë e votimit pa lëshuar në një rrugë ku Berisha duhet të hiqet një orë e më parë nëse ai nuk do që të takohet që të takohet dhe të ballafaqohet me popullin, theksoi Ruçi. Më tej, Ruçi u shpreh se ka kuti ende të pa numëruara dhe e dyta nuk ka asnjë mbledhje të KQZ që sipas kushtetutës dhe kodit elektoral në rrugë institucionale të mblidhet e të debatojë qark pas qarku. Ky është hapi i parë për të njoftuar publikun shqiptar dhe për t;i kthyer përgjigje Sali berishës se asnjëherë nuk është vonë për tu kthyer nga kjo rrugë, ndryshe ai do të ballafaqohet me rrugë demokratike të një shteti demokratik. Tërhiqu nëse nuk do që të ballafaqosh me shqiptarët në rrugë. Edhe ato kuti që janë mbyllur nuk ka rezultat paraprak dhe KQZ është ajo që duhet të flas e fundit, përfundoi Ruçi.

Last Updated on Saturday, 04 July 2009 09:45

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›