E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha falënderon shqiptarët për mesazhet e urimit

Kreu i të djathtës shqiptare, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen dhe urimet më të përzemërta për dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë, për mesazhet që i kanë dërguar dhe urimet që kanë formuluar, nga data 29 qershor e deri ditën e djeshme. Pasi kam lexuar një për një dhe me shumë mirënjohje e respekt çdo mesazh, në pamundësi për tiu përgjigjur me mesazh e sms gjithsecilit, edhe një herë i shpreh atyre falënderimin më të përzemërt dhe i uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre. Urimi që ata kanë formuluar për mua është një inkurajim dhe obligim i madh, por edhe një energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend. Faleminderit, u shpreh Berisha. Në deklaratën e tij për shtyp, ai nuk iu përgjigj asnjë pyetje tjetër, duke theksuar se kishte zhvilluar këtë konferencë vetëm për të përshëndetur shqiptarët që i kishin dërguar mesazhe urime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›