Berisha- Blouin vlerësojnë potencialin turistik shqiptar
Kryeministri i vendit ka zhvilluar një takim me presidenten e Fondacionit Blouin, znj. Louise Blouin, fondacion i cili vepron kryesisht në fushën e artit, kulturës dhe turizmit dhe publikon 165 botime. Fondacioni shtrihet në disa vende të rajonit si Greqi, Kroacia, Malin e Zi. Nga ana e saj, znj. Blouin shprehu veçanërisht interesin e Fondacionit që ajo drejton për potencialin turistik të Shqipërisë dhe i shprehu kryeministrit Berisha dëshirën për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në këtë fushë.
Kryeministri Berisha falënderoi znj. Blouin për interesin e shfaqur për të punuar me qeverinë shqiptare në promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar dhe e njohu atë me zhvillimin e turizmit në vitet fundit, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë transformimin e infrastrukturës bregdetare, çka dëshmohet edhe nga rritja e numrit të turistëve, kur, vitin e kaluar, vendi priti 2.7 milion vizitorë. Shqipëria, ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, me një pasuri kulturore që është pjesë e trashëgimisë botërore, është e pasur me site arkeologjike dhe ka potenciale të mëdha turistike, u shpreh Berisha. Ndër të tjera, znj. Blouin shprehu kënaqësinë të bashkëpunonte me qeverinë shqiptare për promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar.