Ceka: Mund të marrim 6 deputetë
02/03/2009 Aleanca Demokratike në koalicion me Partinë Demokratike
Vendimi i marrë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare
Partia Aleanca Demokratike është deklaruar zyrtarisht aleatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të AD-së, ku është mbështetur propozimi për përfshirjen e partisë në koalicionin zgjedhor që do të drejtohet nga demokratët. Presidenti i Aleancës Neritan Ceka ka deklaruar se partia që drejton do të jetë pjesë e koalicionit me PD, por duke ruajtur tërësisht identitetin e vet politik. “Asambleja e Aleancës Demokratike mori vendimin që AD-ja të bëjë pjesë në koalicionin zgjedhor të drejtuar nga PD-ja”, - ka deklaruar Ceka pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë. Sipas tij, AD-ja do të jetë e pranishme në të gjithë vendin përmes kandidatëve të saj dhe për të nxjerrë deputetë. Për Cekën, në qoftë se PAD-ja do të arrijë të marrë po ato vota sa ka mbledhur në përballjen e fundit elektorale, ato për zgjedhjen e drejtuesve të bashkive dhe komunave të shkurtit të viti 2007, mund të marrë 6 deputetë. Sigurisht, Ceka pranon se një gjë e tillë mund të vijë falë “favorizimit që kjo parti politike do të ketë edhe nga pjesëmarrja në koalicionin e madh siç është ai me Partinë Demokratike”. Vendimi i Asamblesë Kombëtare të AD-së nuk përbën ndonjë surprizë të madhe për politikën shqiptare, nisur nga disa lëvizje të zotit Ceka gjatë vitit të fundit. Numri një i Aleancës fillimisht zëvendësoi deputetin demokrat Fatos Beja në postin e nënkryetarit të Parlamentit, lëvizje e cila u pa si një afrim i tij me PD-në. Por ajo që bindi më shumë për afrimin me demokratët ishte takimi që Ceka pati me Kryeministrin Sali Berisha rreth dy javë më parë, më 12 shkurt, ku u theksua nevoja e bashkëpunimit zgjedhor. “Është një lajm i mirë dhe për Aleancën të marrë pozicionin përfundimtar dhe të fillojmë të ndezim motorët e fushatës elektorale për një fitore të përbashkët”, - deklaroi Ceka atë ditë.