Meta: Socialistët vazhdojnë me politikën përjashtuese
02/03/2009 Kreu i LSI-së takime me anëtarësinë në Elbasan
ELBASAN- Lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar në mënyrë intensive takimet e tij me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie në rrethe të ndryshme të vendit. Gjatë ditës së djeshme ka qenë pikërisht qyteti i Elbasanit dhe ai i Gramshit që kanë pritur në takime kreun e LSI-së dhe drejtues të kësaj partie. Kështu, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë në Elbasan ka ritheksuar edhe një herë deklaratën se po pret me qetësi zgjedhjet e qershorit. Duke e përcaktuar LSI-në një forcë politike fituese, Meta ka risjellë në kujtesë edhe në një deklaratë të bërë pak ditë më parë nga një prej deputetëve socialistë të Elbasanit për largimin e punonjësve të LSI-së nga Bashkia e Elbasanit. “Kërkesa e këtij deputeti tregon atë çfarë unë kam theksuar se si Partia Socialiste, ashtu dhe Partia Demokratike janë duke bërë një politikë përjashtuese, duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet për t’u bërë presion anëtarëve të LSI-së”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij lidhur me një çështje të tillë, duke treguar qartë edhe një herë kundërvënien mes partisë së tij dhe dy partive të mëdha politike. Gjithashtu kreu i LSI-së ka përmendur edhe një herë pranimin e 400 anëtarëve të rinj si një sinjal të qartë që partia e drejtuar prej tij është një forcë në rritje në të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht në Elbasan, ku dhe pretendimet janë më të mëdha. Më pas Meta ka vazhduar takimet me strukturat në Elbasan dhe Gramsh për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është alternativa e mirëqenies, alternativa e së majtës së vërtetë progresiste. Për këtë arsye, kreu i LSI-së gjatë takimeve të zhvilluara me struktura të kësaj partie në qytetin e Elbasanit dhe të Gramshit ka shprehur bindjen e tij në fitoren e kësaj partie. Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Meta theksoi se LSI-ja synon që të jetë forca e parë politike në vend dhe është e bindur te suksesi dhe fitorja. “Po vjen dita që të ndahemi nga tranzicioni me dy partitë e vjetra dhe të shkojmë me fitore në këto zgjedhje”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij.
Prifti për mocionin me debat
“LSI-ja gjykon se vendi është në një situatë shumë të vështirë ekonomike, të paktën 50 % e shqiptareve sot janë prekur nga kriza aktuale financiare, e cila në Shqipëri është kthyer në një krizë ekonomike, në një krizë mbijetese. Dhe ne dëshirojmë që ti tërheqim vëmendjen qeverisë dhe të debatojmë me Kryeministrin në lidhje me këtë situatë, për ta bindur atë se Shqipëria vërtet po kalon një krizë, e cila nuk duhet mohuar, por duhet zgjidhur”, - deklaroi deputeti dhe nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti.