Nuk ka pakënaqësi nga baza
02/03/2009 Zyrtarë të lartë të PD-së dhe PDR-së mendojnë pozitivisht për procesin e bashkimit
Astrit Patozi: “Procesi po shkon aq mirë, sa dhe ne vetë po çuditemi për këtë”
Partia Demokratike shprehet se procesi i bashkimit me Partinë Demokrate të Re po ecën mjaft mirë. Zyrtarë të lartë të demokratëve theksojnë se një shkrirje të tillë pozitive të degëve të dy forcave politike nuk mund të imagjinohej. Astrit Patozi, i ngarkuar me detyrën për ndjekjen e procesit të bashkimit nga ana e PD-së, njëherësh nënkryetari i kësaj partie dhe kryetar i grupit parlamentar, hedh poshtë pretendimet e ngritura kohët e fundit për lindjen e përplasjeve dhe pakënaqësive nga baza demokrate për këtë bashkim. “Procesi po shkon aq mirë, sa dhe ne vetë po çuditemi për këtë. Nuk ka pasur asnjë shqetësim apo mungesë të vullnetit nga ana e bazës së partisë për procesin e bashkimit me PDR-në”, - ka deklaruar Patozi në një prononcim për “Metropol”. Ai ka dashur të theksojë se procesi ka qenë në të gjithë ecurinë e vet tërësisht i pastër dhe pa kurrfarë problemi. Patozi shprehet se marrëveshja mes dy forcave politike po funksionon më së miri. Në të njëjtën linjë është edhe nënkryetari i PDR-së Tritan Shehu, i ngarkuar nga partia e tij për të ndjekur bashkë me Patozin procesin e bashkimit. “Po shkon paralelisht me zgjedhjet në nivelet lokale të PD-së. Është një proces që tashmë është i pakthyeshëm, një proces i cili është pritur mjaft mirë nga anëtarët, militantët, përkrahësit e dy forcave tona politike. Është një marrëveshje apo një veprim që, ndryshe nga e majta, hedh realisht mesazhin e bashkimit. Ndryshe nga e majta, e cila copëtohet, e cila lidhet me sherre personale me konflikte personale interesash, qendra e djathtë shkon shumë më larg, shkon shumë më tej, shikon nivele principiale të bashkimit”, - thotë Shehu. Sipas tij, bashkimi përveçse është pritur mirë nga baza e partive, ka gjetur mbështetje edhe nga partitë popullore europiane. Dy zyrtarët e lartë të PD-së dhe PDR-së shprehen se marrëveshja e nënshkruar nga krerët e partive po respektohet nga baza. Kjo marrëveshje shënoi fillimin e procesit të bashkimit të plotë të dy partive. Në marrëveshje përcaktohet se bashkimi i dy partive do të shtrihet në të gjitha strukturat, përfshi këtu forumet rinore dhe forumet e gruas. Ajo saktësonte se personat e ngarkuar me këtë detyrë do të përcaktonin detajet teknike dhe konkrete në funksion të bashkimit dhe të çështjeve të tjera politike. Marrëveshja parashikon se procesi i bashkimit në të gjitha nivelet quhet i përfunduar pas zgjedhjeve të reja në parti, të cilat parashikohet që të zhvillohen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009. Ndërkohë pas bashkimit krerët PDR-së, për të qenë pjesë e strukturave të larta të PD-së, duhet t’u nënshtrohen kritereve të përcaktuara në statutin e PD-së. Në mënyrë që kryetari i PDR-së Genc Pollo dhe nënkryetari Tritan Shehu të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe anëtarë të kryesisë së përgjithshme të PD-së, kanë si detyrim të respektojnë statutin e partisë së tyre të re. Në të thuhet se Këshilli Kombëtar përveç lidershipit të PD-së përbëhet edhe nga ish-presidentët e Republikës, ish-kryeministrat, ish-kryeparlamentarët dhe ish-kryetarët e PD-së. Ndërkohë që kryesia përbëhet përveç lidershipit të partisë edhe nga 25 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme.
Aleatët e PD-së
Partia Demokratike, forca kryesore e mazhorancës së djathtë parlamentare, numëron disa parti politike aleate si në Parlament, ashtu dhe jashtë tij. Në krah të PD-së dhe linjës politike të saj qëndron Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu. PR-ja është deklaruar përherë si forcë politike aleate tradicionale e PD-së. Po ashtu PD-ja gjen mbështetje nga PBL-ja e Arian Starovës dhe PAA-ja e Lufter Xhuvelit. PD-ja ka për aleatë Partinë Demokristiane të Anton Gurakuqit, i cili gëzon postin e Zv/ministrit të Jashtëm, si dhe të PLL-së së të Ekrem Spahisë, Zv/ministër i Kulturës. PDR-ja tashmë mund të konsiderohet pjesë e PD-së. Së fundi u shtua edhe PAD-ja e Neritan Cekës.
Shkrirja PD-PRD
Më fund të muajit nëntor të vitit të kaluar kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo nënshkruan një marrëveshjen, e cila kishte për qëllim shkrirjen e dy forcave politike. Në këtë marrëveshje përcaktohet se bashkimi i dy partive do të shtrihet në të gjitha strukturat e partive, përfshi këtu forumet rinore dhe forumet e gruas. Në dokumentin e firmosur nga Berisha dhe Pollo thuhet se deri në bashkimin e plotë të gjitha strukturat e dy partive do të bashkëpunojnë ngushtësisht për realizimin e kësaj nisme dhe për të gjitha aktivitetet e tjera partiake. Procesi do të ndiqet në të gjitha nivelet nga një grup pune i përbashkët i drejtuar nga nënkryetarët Astrit Patozi dhe Tritan Shehu. Grupi u ngarkua që të përcaktojë të gjitha detajet e tjera teknike e numerike që lidhen me bashkimin, si dhe me çështje të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet në parti dhe me çështje të zgjedhjeve të ardhshme politike. Marrëveshja parashikon se procesi i bashkimit në të gjitha nivelet quhet i përfunduar pas zhvillimit të zgjedhjeve të reja në parti, të cilat parashikohet të zhvillohen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009.
Tryeza
Kur ka mbetur pak muaj nga hapja e fushatës elektorale, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pritet që partitë e djathta politike të mblidhen në një tryezë të përbashkët, ku do të diskutohen dhe përcaktohen linjat që do të ndiqen për të mundësuar fitoren e zgjedhjeve. Pritet që tryezën ta thërrasë Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i partisë më të madhe të spektrit të djathtë politik. Në aleancë janë konfirmuar republikanët, demokristianët e Gurakuqit, PBLD-ja e Starovës, PAD-ja, PLL-ja, PAA-ja dhe tashmë PAD-ja. Kjo tryezë e zyrtarëve të lartë të partive aleate do të shërbejë si nisja e përgatitjeve për zgjedhjet, pavarësisht se secila parti ka nisur në vetvete këtë proces.