Ceka: PS, shkaktare e kësaj që ndodhi
Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, këtë vit nuk ka pasur vetëm një humbës që është opozita e kryetarit Rama, por edhe partitë e vogla nuk kanë arritur të përfaqësohen në Parlament. Kjo për faktin e sistemit proporcional rajon, i cili u përdor për herë të parë në vendin tonë dhe mesa duket krijoji një pakënaqësi jo të vogël nga kryetarët e vet këtyre partive, të cilët janë politikanë ndër vite. Sipas tyre, e djathta tradicionale ka humbur shtyllat kryesore.
Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka akuzon drejtpërsëdrejti si shkaktare të humbjes Partinë Socialiste. Nëpërmjet një prononcimi për shtyp ai nënvizon se tani ka ardhur koha pas kësaj që ndodhi, që të ketë reflektim të elektoratit që e ndjek politikën në bazë të interesave që ka dhe do të largohet nga lidhjet tradicionale historike me partitë. Nuk dimë se kush ka votuar për ne. Derisa në kod ishte parashikuar që çdo parti do të kishte votat e veta nuk kishte marrëveshje. Çdo numërues synonte të merrte votat e partive të tjera. Po të hapen kutitë e votimit, situata është e vështirë për të gjithë vendin tonë. E vetmja që po e ndjek këtë kërkesë, është PS, e cila është shkaktarja kryesore e kësaj që ndodhi, nënvizoi Ceka. Sipas tij, kodi ishte bërë për të polarizuar jetën politike shqiptare dhe për të nxjerrë jashtë një pjesë të klasës politike. Në këtë drejtim, Ceka shtoi se ky synim u arrit duke krijuar sistemin, qoftë dhe duke krijuar teknikën e numërimit të votave. Ceka theksoi se dy partitë ishin kryesore në numërimin e votave, ku shtoi faktin se partitë e vogla nuk janë të sigurta nëse rezultati që ka dal nga zgjedhjet është real. Ndër të tjera, kryetari i PAD-së, ka nënvizuar se në vendin tonë nuk ka ndonjë evolucion të jetës politike, duke veçuar në këtë drejtim faktin se sërish garojnë mes tyre dy partitë e mëdha politike, që u krijuan pas viteve 90. Ceka shprehu besimin e tij se në zgjedhjet e ardhshme mund të krijohet forumi i ri i elektoratit shqiptar, ku sipas tij nuk mundet që e djathta të mos kthejë kokën nga e shkuara, duke veçuar se ditët e sotme të djathtës shqiptare nuk mund ti mohohet prona, ashtu sikurse i është mohuar.