E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hastings: Zgjedhjet, një hap përpara për vendin

Amerika pranon edhe një herë zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe të rregullta në vendin tonë, por nga ana tjetër përmendet sërish prania e problemeve teknike. Kongresmeni amerikan Alcee Hastings i ka vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Nëpërmjet një interviste për VOA, Hastings ka deklaruar se ka vizituar personalisht qendrat zgjedhore në Tiranë dhe nuk ka vërejtur asnjë incident të rëndë. Nisur nga këto fakte, ai ka pohuar se vendi ynë ka bërë një hap përpara, krahasuar me vitet e kaluara. Mendoj se zgjedhjet u zhvilluan te qeta dhe me rregull, por pati disa probleme teknike si boja, mungesa e fletëve të votimit dhe votimi familjar që nuk është ndonjë gjë e madhe. Vizitova vet 11 qendra votimi dhe nuk vura re asnjë incident, ka pohuar Hasatings. Ndër të tjera, ai nuk e sheh si problem madhor zgjatjen e kohës për nxjerrjen e rezultatit, por vlerëson si të rëndësishëm faktin e transparencës së procesit. Kongresmeni amerikan Alcee L. Hastings ka qenë në Shqipëri si Nënkryetar i Misionit Vëzhgues të OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›