Milo: Vendin ta bëjmë me një qeveri të re
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral zhvilloi një takim në qytetin e Gjirokastrës me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale, e cila udhëhiqet në listën e kandidatëve për deputetë nga kryetari i degës së Demokracisë Sociale, Asim Peta. Milo u tha të pranishmëve se "Demokracia Sociale është e angazhuar që qeverisjen e Sali Berishës së bashku me partnerët e tjerë politikë ta zëvendësojë me një qeverisje të re, me një qeverisje të aftë, e cila do t‘u japë shqiptarëve shpresë për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme europiane".