Ceka: Qeveria e re do të dyfishojë numrin e të punësuarve

Kreu aleancist, Neritan Ceka zhvilloi dje një vizitë në ish kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Gjatë takimit me drejtuesit e fabrikës e cila plotëson 90 për qind të nevojave në Shqipëri e Kosovë, Ceka ka theksuar mbështetjen që do të japë qeveria e ardhshme e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” për rritjen dhe dyfishimin e punësimit në këtë fabrikë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Kërkesa në këtë vend është një fushë për përpunimin e skrapit që eviton dhe çlirimin e gazrave pastaj në përpunimin e tij dhe një koncesion për ndërtimin e hidrocentralit, i cili do të bënte të mundur furnizimin me energji më pak të kushtueshme”, u shpreh Ceka
...