Ceka prezanton kandidatin në Pezë
18/05/2005 Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka prezantuar në komunën Pezë kandidatin për deputet, Dashamir Peza. Ceka, gjatë një mitingu, u ka kërkuar banorëve të zonës që të votojnë për kandidatin e PAD-së. Ai tha se, “votat për Dashamir Pezën nuk do të mungojnë në Pezë. Ai është biri i kësaj zone dhe rrjedh nga një familje me tradita patriotike”. Nga ana e tij, kandidati i PAD-së në zonën elektorale numër 50 është shprehur se ka një borxh ndaj babait dhe të gjithë banorëve të zonës, ndaj do të përpiqet që ta shndërrojë besimin e elektoratit në një qëllim për t'i shërbyer zhvillimit të kësaj zone. Ndërkohë që PAD-ja po prezanton dhe në rrethe të tjera të vendit kandidatët e saj. PAD synon të kalojë pragun e 2.5 përqindshit, për t'u konfirmuar si parti parlamentare dhe në katër vitet e ardhshme.