Nano është djalë komunisti dhe si të tillë ne të Partisë Komuniste do ta respektojmë
18/05/2005 Kandidati i Partisë Komuniste në Sarandë thotë se deri më tani PK është forcë e katërt
Kandidati i Partisë Komuniste në Sarandë Fatos Orani, thotë se është fat që në Sarandë kandidon njësi i PS-së kur dyshi, nuk kishte dhënë asgjë. Ai thekson se do të jetë një konkurent i fortë për PS dhe PD.
Cilat janë idetë tuaja për të sjellë një ndryshim në zonën ku kandidoni si përfaqësues i Partisë Komuniste?
Një nga planet e mia është ulja e numrit të papunësisë që ka kapur shifra maksimale, sidomos në Ksamil, pasi unë e njoh më mirë Ksamilin, si banor i kësaj qyteze prej 15 vitesh. Dua të them se 60 për qind e fuqisë punëtore në Ksamil është e papunë. Edhe në sezonin veror, që shpresohet për një punësim sezonal, shteti po tregon forcën e papërgjegjshmërisë me perlën e Shqipërisë, Ksamilin. Qeveria, nuk e dimë nga çfarë dorë ndikohet por, po e frenon Ksamilin qëllimisht në rrugën e zhvillimit turistik. Mendoj se zbutja e papunësisë është ilaçi kryesor në uljen e nivelit të varfërisë në këtë qytezë, por edhe në Sarandë, pasi edhe aty papunësia ka pllakosur, pavarësisht se shteti nuk ka asnjë statistikë për këtë faktor prezent në qytetin bregdetar. Fillimisht, unë dua që të përfaqësoj në parlament zërin e votuesve të mi, por në veçanti të të papunëve, sepse ata janë të parët që e presin ndryshimin pas një vuajtje jo të shkurtër.
Çfarë rezultatesh prisni nga këto zgjedhje elektorale?
Sipas sondazheve tona, ne pritet të jemi forca e katërt politike në Sarandë. Në planet tona parashikojmë të marrim një të katërtën e votave dhe do të jetë hera e parë që Partia Komuniste pritet të përfaqësohet në paralament me një rritje kaq të ndjeshme. sidomos në Sarandë. falë përpjekjeve të strukturave të kësaj partie në këtë qytet. Si subjekt pritet të marrim më shumë se 4200 vota, ndërsa si kandidat pritet të grumbulloj një shifër më të lartë votash.
Si e vlerësoni kandidatin e Partisë Socialiste në këto zgjedhje?
Është fat që të provojmë njëshin e Partisë Socialiste, pasi dyshin e provuam. Duhet thënë që dyshi i PS-së, Gramoz Ruçi, ka ardhur vetëm për të nxirë lëkurën në Sarandë gjatë ditëve të verës, ndërkohë që ky tjetri është djalë komunisti dhe si të tillë ne të Partisë Komuniste do ta respektojmë, edhe pse ne do të dalim fitimtarë në garën me të. Dua të theksoj se në 8 vjet qeverisje, socialistët nuk kanë realizuar asnjë lloj investimi pozitiv në Sarandë. Ata kanë organizuar dhe stimuluar masakrën urbane të këtij qyteti dhe në fund kërkojnë falje, sikur të kishin qenë duke qeverisur në një vend tjetër. Saranda dhe Ksamili kanë marrë goditje vdekjeprurëse nga kjo qeverisje dhe nga këta që vinë tani për të kërkuar falje dhe vota, duke prerë shirita, pavarësisht nga ngjyra e tyre.
Cili është mendimi dhe opinioni juaj për kandidatin e PD në zonën 99, ku ju kandidoni?
Nuk kam asnjë lloj kritike apo vlerësimi për Besnik Aliajn, sepse ai është një djalë i ri, si unë dhe, si të tillë ne nuk kemi asnjë sëmundje nga e kaluara. Vlerësoj nismën e demokratëve për të thithur në gjirin e tyre rininë që ka emigruar dhe studiuar në universitetet me emër në botë. Për mua, Aliaj është një i paprekur nga fenomenet e politikës shqiptare si korrupsioni, trafiqet etj., por ai përfaqëson një forcë politike, e cila ka përgjegjësinë e saj në masakrën urbane të Sarandës. Sipas mendimit tim, edhe PD është një nga përgjegjëset e shkatërrimit të bukurisë joniane së bashku më PS-në. Të dyja këtyre forcave politike, populli dhe historia nuk do t'jua falë një gjë të tillë. Shkatërrimi i mjedisit dhe i bregdetit është pjesë edhe e papërgjegjshmërisë së PD, kur dihet që edhe kjo forcë politike ka drejtuar disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.