E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia i vë kushte BE për të firmosur Traktatin e Lisbonës

PRAGË-Republika Ceke i vendos kushte BE-së, që të ratifikojë Traktatin e Lisbonës. Presidenti cek Vaslav Klaus, një euroskeptik i njohur, kërkon t’i shtohet një shënim në fund Traktatit të Lisbonës, prej dy fjalishë, para se Cekia ta firmosë. Shënimi ka të bëjë me kartën fondamentale europiane të të drejtave të njeriut, e cila në rast se Traktati i Lisbonës hyn në fuqi, do të ketë detyrime ligjore për gjithë vendet anëtare. Aktualisht vetëm dy shtete nuk e kanë ratifikuar këtë dokument kushtetues të BE: Cekia dhe Polonia, të cilat janë nën presionin e BE që ta ratifikojnë Traktatin brenda vitit. Presidenti cek Vaslav Klaus ka folur neë telefon me kryeministrin suedez Fredrik Reinfeld, vendi i të cilit mban dhe presidencën e radhës në BE, që të bëhet një shtesë në traktat para se Praga ta firmosë. Por presidenca suedeze e ka quajtur mesazhin e Cekisë të gabuar, në kohë të gabuar për BE. Megjithatë presidenca suedeze ka thënë se ende nuk është e qartë se cfarë shënimi kërkon të bëjë në Traktatin e Lisboneës, Vaslav Klaus. Presidenti cek deklaroi edhe në Tiranë gjatë një vizite të tij të fundit, se vendi i tij nuk do e firmosë Traktatin e Lisbonës dhe se ky traktat nuk i hap rrugë zgjerimit të bllokut me vende të reja anëtare. Dje pati një sinjal nga kryeministri cek Jan Fisher se, Traktati i Lisbonës mund të ratifikohet brenda vitit, ndërsa Polonia ka premtuar se do ta ratifikojë traktatin ditën e shtunë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›