E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, rënie historike e nivelit të ivestimeve

SHKUP-Në Maqedoni asnjëherë nuk është regjistruar rënie e tillë e lartë e investimeve të huaja. Kjo bëhet e ditur në një raport të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), ku theksohet se vendi ka përjetuar rënie historike të nivelit të investimeve të huaja. Kjo ka të bëjë me faktin se edhe kompanitë e huaja që janë tani në Maqedoni, edhe ato më të fuqishmet kanë tërhequr paratë e fitimeve në selitë e tyre amë jashtë vendit. Kjo ka ndodhur edhe me kompanitë më fitimprurëse të biznesit të telekomunikimeve, të cilat fitimin e kanë tërhequr jashtë Maqedonisë. Sipas BPM-së, investimet e huaja gjatë këtij viti jo që kanë qenë rreth 100 milion euro, por ato kanë qenë edhe më të vogla, edhe ate rreth 78 milion euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Me këto shifra, Maqedonia është evidentuar si vendi me më pak investime të huaja në rajonin e Ballkanit Perendimor. Edhe Bosnjë Hercegovina por edhe Kosova janë konsideruar si dy vende me më shumë investime të huaja se sa Maqedonia dhe se në këto dy vende fqinje investimet kanë arritur mbi 200 milion euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›